Ndërkohë që ekonomia po njeh efektet e para shkatërruese të përhapjes globale të koronavirusit, një tjetër ngjarje e orëve të fundit po krijon panik në tregjet financiare ndërkombëtare.
Arabia Saudite, pas dështimit gjatë javës të bisedimeve në OPEC, organizatën që bashkon vendet kryesore që prodhojnë dhe tregtojnë naftë, ka vendosur të ulë me 30% çmimin e fuçisë së naftës, që tani kushton 29.4 dollarë.
Bëhet fjalë për kuotën minimale nga viti 2016, dhe atë më të ulët nga viti 1991. Përtej çmimit, Riadi zyrtar ka vendosur edhe rritjen e prodhimtarisë të vendit me rreth 10 milionë fuçi në ditë, duke filluar nga muaji prill.
Vendimi është ndërmarrë kundër Rusisë, e cila fillimisht refuzoi të ulë prodhimtarinë e saj në treg. Refuzimi i Moskës shkaktoi reagimin saudit, që me prodhimtarinë e shtuar dhe uljen e çmimeve synon të dëmtojë naftën ruse, e cila ka nevojë sipas ekspertëve të një çmimi afër 40 dollarëve për fuçi që të jetë fitimprurëse.
Vetë koronoavirusi kishte ulur çmimin e arit të zi për shkak të pezullimit të fluturimeve ndërkombëtare dhe masave të tjera parandaluese, duke çuar çmimin nga 63 në 41 dollarë.
Vendimi saudit sipas, tyre, rrezikon të përkeqësojë seriozisht marrëdhëniet midis dy fuqive, duke destabilizuar më tej rajonin.
A osht ekonomi tregu.
Atehere ça dreqin dun sesi e shet tjetri mallin n pazar.
Po i interesoj le ta japi falas fare. A ja del?
Ky osht treg i lir.
O Matrapaz nuk eshte ashtu sic thua ti. Kur nuk merr vesh nga kjo pune eshte mire mos te flasesh, jo per gje por nxjerr veten zbuluar, fodull. Per te parandaluar abuzimet me cmimet ne treg eshte krijuar OPEK-u organizata e vendeve kryesore te prodhimit te naftes ne bote. Kjo organizate ne varesi te situatave te ndryshme qe krijohen ne varesi te kerkeses per nafte ne treg vendos kuota prodhimi per seicilin nga vendet anetare. Kjo behet per te ruajtur interesat e seicilit vend anetare. Ne rastin konkret kerkohet ulje prodhimi sepse ekonomija boterore nga gjendja e krijuar nga korona virusi nuk e perthith gjithe ate sasi ne treg. Rusia duke mos qene anetare e OPEKU-t por nje furnizuese e rendesishme e tregut nuk pranon uljen e kuotave te prodhimit. Vendet e organizates kane vendosur qe ne varesi te situates se krijuar te gjitha vendet te kene humbje proporcionale nga renja e kerkeses ne treg. Rusia nuk pranon kete ulje sepse ekonomija Ruse i ka kryesore te ardhurat nga nafta dhe nuk e ka ekonomine te strukturuar qe ti beje balle krizave te ndryshne. Arabia Saudite si vendi kryesor i opekut ka kercenuar Rusine se do rrise prodhimin ne menyre qe te rritet oferta ne treg dhe automotikisht te bie cmimi. Dhe keshtu edhe Rusia te ule prodhimin , por kete radhe e detyruar nga cmimi.
Rusia per 6 muaj po vazhdoi ky cmim shkon ne krize.