Grenell shpërndan qëndrimin e senatorit amerikan për rishqyrtim të prezencës ushtarake në Kosovë nëse nuk hiqet taksa me Serbinë

10 Mars 2020, 11:47Rajoni TEMA
Grenell shpërndan qëndrimin e senatorit amerikan për rishqyrtim

Emisari special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka shpërndarë një qëndrim të senatorit amerikan, David Perdue, i cili mbrëmë ka thënë se nëse nuk hiqet taksa dhe nëse nuk tregohet gatishmëri për paqe të plotë me Serbinë, atëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shqyrtojnë prezencën ushtarake në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Këto reagimeve të politikanëve amerikanë vijnë pas refuzimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti që të hiqet menjëherë taksa 100 % ndaj Serbisë pa asnjë kusht shtesë.

Përveç pranisë ushtarake, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke shqyrtuar edhe pezullimin e fondeve dhe investimeve milionëshe në Republikën e Kosovës.

Perdue në shkrimin e tij kishte kujtuar faktin se SHBA-ja është duke ruajtur paqen mes Kosovës dhe Serbisë për më shumë se 20 vjet dhe, sipas tij, nëse Kosova nuk e heq taksën, atëherë SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë prezencën ushtarake në Kosovë.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai.

Richard Grenell kishte reaguar ashpër pas vendimit të Albin Kurtit për heqje të pjesshme të taksës, duke thënë se Kurti po bën një gabim shumë serioz.

16 komente në “Grenell shpërndan qëndrimin e senatorit amerikan për rishqyrtim të prezencës ushtarake në Kosovë nëse nuk hiqet taksa me Serbinë”

  1. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

    qe te heqi amerika prezencen nee kosove duhet ta heqi edhe nga shqiperia. mos bini pre e presioneve tee momentit, nuk iken amerika nga kosova. bile ka me shume gjasa ta shtoje prezencen. mos degjoni nard ndokat e senatit amerikan.

    1. arriff says:

      o idjot Amerika nuk ka prezence ushtarake ne Shqiperi , pervec disa atashe ushtarake .

  2. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

    qe te heqi amerika prezencen nee kosove duhet ta heqi edhe nga shqiperia. mos bini pre e presioneve tee momentit, nuk iken amerika nga kosova. bile ka me shume gjasa ta shtoje prezencen. mos degjoni nard ndokat e senatit amerikan..

  3. Bekim Peja says:

    Albin shpiuni a koooqe.

  4. Lanabregesi says:

    Largojeni mo ate Albin Kurtin,vertet besoni se do mundi imperializmin ameriken?!Ca bohet keshtu mor jahu,doni me perserit tragjedin e Enver Hoxhes ne Shqiperi?!

  5. KORÇARI says:

    Ky Gërrdelli [email protected] ,mundohet të presionojë Kurtin, o idiot Gërrdelli ,që SHBA-ja nuk tërhiqet nga Kosova e di dhe Fëmija, o idiot [email protected]ë ska të ngjarë të tërhiqet SHBA nga Dardania , sepse sa hap e mbyll sytë hyn Rusi dhe Kinezi , dhe po hyri Rusi dhe Kinezi do ja bëjnë sinorin në Thana SHBA së ,sepse dihet që ku hyn Rusi nuk del më.
    ALBIN KURTI mos bjerë pre e shantazheve të një [email protected] si Gërrdelli.
    Gadishulli Ilirik është i një rëndësie të veçantë strategjike dhe sidomos tani që Turku lëpihet me Rusin dhe ja vari qillot SHBA-së dhe BE-së.
    Ky GËRDELLI [email protected]Ë ska kurrëfarë rëndësie në politikën Amerikane, thjesht ka marë para të majme nga Sërbët dhe nisi të Lehë..

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Kryeneqesia e Kurtit Kosoves do t’i kushtoje shume shtrenjte.

    2. Korçar pe Devolli says:

      Brënda pe Korçe je ti o? Po ce o tu mbylltë e mëndjes, si mendon ti, ka korçar kaq budalla sa tya o? Po sikur Amerika ti shkelë syçkën Sërbit, si mendon ti, sa orë i duhen Sërbisë për të vajtur dë Prishinë? Po rrini urtë, bre, dhe bëni atë që u thotë Amerika, se do jetë vonë kur tu vinë mëntë. Ua bënë peshqesh lirinë, çkeni o ju mbylltë e mëndjes që i bini me shkelma!

  6. olimpia says:

    Kontributi vendimtar amerikan per clirimin e Kosoves nuk duhet tu erresoje logjiken politikaneve shqiptare te te gjithe hapsirave.ShBA dhe perendimi kane qene per 70 vite perkrahese te ish Jugosllavise,edhe asaj te mbreterise por me shume asaj te Titos.Tashme 20 vite pas clirimit perendimi ka interesa komplekse dhe kush mendon se vetem ne jemi miq te amerikaneve ,eshte thjesht nje provincial i mjere dhe idiot politik.Prandaj e tere politika shqiptare ,me keshillen edhe e mendjeve me te shquara duhet te perpunoje dhe realizoje nje strategji te mencur,elastike,bazuar ne llogari te qarta mbi mundesite tona.Cdo aventure ,,patriotike,, larg realiteteit mund te coje ne nje katastrofe kombetare.Tashme Serbia nuk mund te marre kurre nga Kosova asnje mm ,dhe Vucic eshte nen presionin europian,pa njohje te Kosoves nuk pranohet kurre ne BE.Kjo eshte garancia sepse asnje vend europian nuk mund te pranoje levizje kufijsh.Nderkohe bisedimet jane e vetmja rruge qe Kosova gradualisht te arrije njohjen e plote nderkombetare .Nuk duhet harruar kurre se ne fund te fundit gjithcka do te vendoset nga pese fuqite e medha ne KS te OKB dhe Kosova nuk e ka luksin te acaroje marredheniet me SHBA,Francen dhe Britanine kur ne krahun tjeter jane Rusia dhe Kina me te drejte veoje.

  7. olimpia says:

    Kontributi vendimtar amerikan per clirimin e Kosoves nuk duhet tu erresoje logjiken politikaneve shqiptare te te gjithe hapsirave.ShBA dhe perendimi kane qene per 70 vite perkrahese te ish Jugosllavise,edhe asaj te mbreterise por me shume asaj te Titos.Tashme 20 vite pas clirimit perendimi ka interesa komplekse dhe kush mendon se vetem ne jemi miq te amerikaneve ,eshte thjesht nje provincial i mjere dhe idiot politik.Prandaj e tere politika shqiptare ,me keshillen edhe e mendjeve me te shquara duhet te perpunoje dhe realizoje nje strategji te mencur,elastike,bazuar ne llogari te qarta mbi mundesite tona.Cdo aventure ,,patriotike,, larg realiteteit mund te coje ne nje katastrofe kombetare.Tashme Serbia nuk mund te marre kurre nga Kosova asnje mm ,dhe Vucic eshte nen presionin europian,pa njohje te Kosoves nuk pranohet kurre ne BE.Kjo eshte garancia sepse asnje vend europian nuk mund te pranoje levizje kufijsh.Nderkohe bisedimet jane e vetmja rruge qe Kosova gradualisht te arrije njohjen e plote nderkombetare .Nuk duhet harruar kurre se ne fund te fundit gjithcka do te vendoset nga pese fuqite e medha ne KS te OKB dhe Kosova nuk e ka luksin te acaroje marredheniet me SHBA,Francen dhe Britanine kur ne krahun tjeter jane Rusia dhe Kina me te drejte vetoje.

    1. ben says:

      olimpia-Amerika nuk e ndihmoi Kosoven se ju dogj barku per shqiptaret, por per interest e veta gjeo-politike. Pamvaresisht nga kjo, ndjenjat tona pro-amerikane nuk ndryshojne. Ky dordoleci amerikan, eshte dora e Trump-it, qe dihet eshte pupaci i Putinit. Nuk ka se perse Amerika ti beje presion Kosoves per heqjen e nje takse, kur nga ana tjeter ajo takse u vu si rezultat i veprimtarise se Serbise kunder njohjeve nderkombetare te Kosoves. Nese eshte i njohur ne bote parimi reciprocitetit ne marrdheniet nderkombetare, atehere, perse ky legeni nuk i ben te njejten presion edhe Serbise qe te ndaloje fushaten kunder njohjeve te Kosoves? Amerika nuk iken dot nga Kosova, pasi nuk i intereson te humbase nje vend mik, ne interes te Rusise. Presidenti, per te hequr trupat, duhet te marre aprovimin edhe te Kongresit amerikan. Ju vertet mendoni se te gjithe politikanet amerikane jane gomere te tipit Trump?

  8. Kuq e zi says:

    Po ndarjen e kosoves e shperndau grenell?
    Serbia ska pranuar njohje nqs hiqen taksat pra ku eshte progresi historik?
    Ne ishim dakord qe shba te ndermjetsonte marrveshjen por ajo ja delegoi brukselit
    Nuk na rezulton qe brukseli eshte terhequr apo shba i ka thene terhiqu apo jane ne gare kush po del buzebukur?
    Asnje marrveshje zdo ishte e dobishme para zgjedhjeve ne serbi dhe shba
    Apo doni te shesim kosoven per nje fushate?
    Mos harroni macron nuk hapi negociatat me shqiperine dhe maqedonine vetem sepse fuqizohej lepen
    Prandaj me thoni c’dmth mik?

  9. Flutura says:

    …komente koti. Largohet Mustafa nga qeveria, bije Albini, zgjedhje te reja. Albini fundoset si LSI .
    Sido qe te jete, duket se eshte adokeshent ne politike, qe nuk ka per te arritur kurre pjekurine. Doli shpejt nga lista si dhe Rambua.

  10. ml says:

    Albin Kurti nuk e kupton se per amerikanet qeshtja e takses esht ideologjike dhe jo teknike. Kjo fare barazpeshe ndermjet USA dhe BE esht vetvrasje. BE ska as fuqi as deshire per ti mbrojte shqiptaret. Ketu luhet fati i shqiptareve te Kosoves dhe jo maredhenjet Kosove-USA.

  11. Edlira says:

    Pika ty ne maje te kokes me gjithe Garden pretoriane (te Skenderbeut)! ? ??

    Tani kosovaret nuk i ze gjumi nga tmerri, nuk e shikon!
    Do shiten ketej e tutje si skllever plantazhesh ne tregun amerikan meqe nuk zbatojne urdherat…?
    Mesa di une administrata e Trumpit nuk ka koloni ne Europe…apo di ti gardisti pretorian i Skenderbeut ndonje koloni me plantacione kallamsheqeri dhe bananesh?

  12. Lennard says:

    ky Albini po e tregon Vedin qe di te bej vetem LLaka LLaka.Po per pune dhe te drejtoje Kosoven i ka ikur Timoni nga Duart.Beni me mire Zgjedhje te Reja dhe qerojeni kete Papagall te Rendomte ,qe shtiret e e do shume Kosoven dhe nuk zbret ne Toke ,qe te njohi mire Problemet e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje