Fatura mujore e drekave të Albin Kurtit peshon më pak se ajo ditore e Ramush Haradinajt

11 Mars 2020, 09:58Rajoni TEMA

Kryeministri Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij kanë shpenzuar gjatë një muaji në dreka sa harxhonin brenda vetëm një dite ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe kabineti i tij.

Gjatë shkurtit, saktësisht 879.30 euro kanë harxhuar në tryezë kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe këshilltarët politikë të tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

E dhëna ndodhet në pasqyrën e harxhimeve që Zyra e kryeministrit ia ka prezantuar “Kohës Ditore” të martën, pas një kërkese për qasje në dokumente publike.

Kryeministrit Kurti nuk i është përshkruar ndonjë shpenzim, qoftë në dreka zyrtare brenda vendit, qoftë në kategorinë e drekave gjatë vizitave zyrtare.

3 komente në “Fatura mujore e drekave të Albin Kurtit peshon më pak se ajo ditore e Ramush Haradinajt”

  1. Jaku says:

    Ramushi e do shume Kosoven.Qysh kur hypi ne pushtet shfrytezoi e hangri paret e popullit si me qene cetnik.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Eshte patriot.. Kjo ka rendesi.. Ka luftuar ai per keto dite.. Te tjerat faturoja popullit…

  2. ndue says:

    RAMUSHI GOMAR ISHTE PERSE DUHET TE KRAHASOHESH ME TE……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje