Panik për koronavirusin: Mbërrijnë nga Italia 380 shqiptarë, një traget tjetër pritet të vijë

11 Mars 2020, 09:57Sociale TEMA

380 shqiptarë të tjerë kanë mbërritur në portin e Durrësit nga Italia. Sot ishte parashikuar që në vendin tonë të mbërrinin dy traget nga Bari, ndërkohë që njëri prej tyre është ankoruar.

Për sa i përket tragetit tjetër mësohet se po vjen drejt portit të Durrësit. Të gjithë personat që kanë mbërritur në Durrës dhe që pritet të vijnë do tu nënshtrohen testeve përkatëse për të parë nëse rezultojnë mbartës të virusit vdekjeprurës, CoVid-19.

Kujtojmë se mëngjesin e së martës në portin e Durrësit kanë mbërritur me traget nga Italia 630 udhëtarë. Një pjesë e mirë e 630 udhëtarëve që zbarkuan në port nga dy tragetet e Barit pranonin se vijnë nga Veriu i Italisë.

Deri më tani në vendin tonë janë prekur 10 persona nga koroanvirusi ndërkohë që pritet që ky numër të rritet nga dita në ditë. Italia ka ndërmarra masa të rrepta për të frenuar përhapjen e koroanvirusit. Në të gjithë vendin janë kufizuar lëvizjet të cilat bëhen vetëm me lejen e autoriteteve.

Edhe në Shqipëri janë marrë masa kundër përhapjes së virusit të lindur në Kinë. Shumë ambiente publike janë mbyllur ndërkohë që është bërë thirrje që të shmangen të gjithë ambientet publike ku ka shumë njerëz.

4 komente në “Panik për koronavirusin: Mbërrijnë nga Italia 380 shqiptarë, një traget tjetër pritet të vijë”

  1. Futja kot says:

    Duhet te hyjne te gjithe ne karantine, PA PERJASHTIM

    Boll me keto lojra. Italia bllokon cdo gje, ne vazhdojme pranojme tragetet. Po kjo, pergjegjesi e kujt eshte?

  2. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    fatale,cojini direkt m’istamboul,aty ku eshte ”zero” corona…………..allah uakbar!

  3. Qytetar says:

    Të mos zbresin fare nga anija. Të rrijnë aty për minimumi 14 ditë. Çfarë janë këta injorantë kamikazë. Po strukturat ku janë? Nëse zbresin nga anija ti mbyllin në karantinë aty ku janë direkt. A e kanë një fije përgjegjësie këta? Çfarë kujtojnë se është kjo, lojë e ka kush ka? Po nëse dikush aty është bartës dhe nuk ka shenja për momentin sepse virusi mund të jetë ende në periudhën e fshehtë siç quhet në mjekësi, çfarë borxhi i ka dikush që mund të humbë edhe jetën po e mori virusin nga ndonjëri prej këtyre? Kjo është çmënduri Shqiptarë. Gjithmonë kombi 1 për papërgjegjshmëri civile dhe institucionale.

  4. Arjan says:

    Nuk arrij te kuptoj kete gatishmeri per te pritur njerez qe vijne nga zona totalisht te infektuara. Ky eshte solidaritet??? Jo!! Kjo eshte katastrofe.Prisni dhe ca qe te vijne nga Kina apo Irani dhe kompletohemi pastaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje