Shënohet viktima e parë nga koronavirusi, ndërron jetë e moshuara në Durrës

11 Mars 2020, 12:49Kronika TEMA

 

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri.

Mësohet se ka ndërruar jetë e moshuara e infektuar me virusin vdekjeprurës, që po qëndronte në Spitalin e Durrësit.

Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass.

Mësohet se 73-vjeçarja ishte kthyer pak ditë më parë nga Italia. (TemA)

1 komente në “Shënohet viktima e parë nga koronavirusi, ndërron jetë e moshuara në Durrës”

  1. Ce says:

    Te arrestohet menjehere shefi i pranimit qe rrezikoi jeten e 30 mjekeve per neglizhence totale duke mos mare informacion paraprak nga policia kufitare Durres, dhe Rinas per kete paciente duke infektuar dhjetra vizitore qe kane hyre ne hanin pa porta qe eshte spitali Durresit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje