Nga krimi i organizuar, te drogërat e rrezikshme, OFL kërkesë dy fierakëve: Përgjigjuni për pasurinë brenda 48 orëve

9 Mars 2020, 13:30Kronika TEMA

Operacioni “Forca e Ligjit” ditën e sotme i janë drejtuar shtetasve Zaim Tafa dhe Ahmet Isufaj, të akuzuar për trafik të drogërave të rrezikshme dhe krim të organizuar.

Njoftimi i OFL:

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

Z. T., banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”;

A. I., banues në Fier, i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

3 komente në “Nga krimi i organizuar, te drogërat e rrezikshme, OFL kërkesë dy fierakëve: Përgjigjuni për pasurinë brenda 48 orëve”

  1. Ben says:

    Po per Ylli Ndroqin(Pasmaçiun) kur do ja dergoni letren?

  2. Meta shporru says:

    Pse ka dhe drogera te pa rrezikshme?o pika mua mu ne OFL…po shkoni more me pare te gjiri Lalzit,dhe kerkoni te justifikojne vilat…ua mban????ja sheshi ja mejdani,ja dhe Spak,OFL kapedani…

  3. shoku says:

    Me te drejte Rama thote se keta kane heluar mijera te rinje, kane nenshtruar, shfrytezuar, grabitur, vrare e prere (pra u dihet boterisht prejardhja e parase).
    Po POLITIKANEVE tane z. Rama qe po erresojne te ardhmen dhe po fikin shpresen e nje popullit te tere, keni ndermend te beni dicka, apo AMNISTI?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje