EMRI/ "Dokumente falso dhe armë": Kush është trafikanti shqiptar që merr 2000 paund për të dërguar në Britani

9 Mars 2020, 11:13Kronika TEMA
EMRI/ "Dokumente falso dhe armë": Kush është trafikanti

Trafikantët njerëzorë po shfrytëzojnë një rrugë me dyer të pasme për në Britani që e bën më të lehtë hyrjen në vend.

Duke vepruar nga Mbretëria e Bashkuar, ata organizojnë që emigrantët e paligjshëm të vijnë këtu përmes aeroporteve evropiane dhe të mburren se është aq e thjeshtë sa hapja e një dere të përparme.

Ekspozimi tronditës vjen kur një krizë e re emigrantësh ka përfshinë Evropën dhe njerëzit që kontrabandojnë emigrantët marrin para, për t’i larguar nda vendet e tyre. Një trafikant shqiptar i tha një reporteri të Daily Mail se mund të realizonte dokumentet false, që një emigrant të vinte në Londër nga Shqipëria për vetëm 2000 £.

Shqiptari që jeton në Britani, Kledjan Kurtaj, 20 vjeç, ndihmon në organizimin e letërnjoftimeve të rreme dhe fluturimeve përmes një kryeqyteti evropian, siç është Dublini apo Parisi.

Ai tha se mund të marrë emigrantët me letërnjoftime false në Shqipëri, përpara se t’i çonte drejt fluturimit për në Itali dhe më pas në Dublin, ku një taksi i merr ata në kufirin me Irlandën Veriore.

Mbrëmjen e kaluar deputetët i kanë quajtur zbulimet e Daily Mail ‘tronditëse’ dhe kanë kërkuar që të merren masa për të ndaluar bandat e trafikimit ‘me dinakëri’ duke shfrytëzuar rrugët e paligjshme për në Britaninë e Madhe.

Madje Kurtaj bën thirrje për biznes në një faqe në Facebook dhe, kur pyetet nëse do të ishte e mundur të arrinit në Britani, ai do t’ju thotë që është tepër “e lehtë”. Shqiptari që merret me këtë trafikim njerëzor ka shtuar se: “Unë bëj identitetin italian në Tiranë [kryeqytetin shqiptar]”.

Kledjan Kurtaj tha që pasi të fluturonin në aeroportin e Bergamos në Itali dhe më pas në Irlandë, ‘ata futen në një taksi nga Dublini në Britani dhe kjo do t’ju kushtojë vetëm 2,000 paund.

Kurtaj, i cili në profilin e tij në rrjete sociale ka pamjet me thikë dhe armë, i kërkoi reporterit të DailyMail që “Kjo bisedë duhet të jetë midis nesh.”

Ai gjithashtu tha se trafikantët kanë filluar të përdorin një rrugë për gratë dhe adoleshentët që të fluturojnë nga Franca për në Luton, sepse ‘askush nuk bën shumë pyetje’.

Problemi kryesor është kalimi i kontrolleve të pasaportave shqiptare. Pasi të keni lënë Shqipërinë, pjesa tjetër e udhëtimit do të jetë e mirë, “- shtoi më tej Kurtaj. “Vajzat kalojnë si të hapin derën e një shtëpie”.

Kurtaj sqaroi se roli i tij është të ndihmojë në rregullimin e letërnjoftimeve të rreme italiane, të cilat kushtojnë nga 420 deri në 670 £, dhe bëhen nga falsifikuesit në Shqipëri.

 “Ju duhet vetëm t’u jepni atyre tre fotografi për ID, në një letër shkruani ngjyrën e syve tuaj dhe sa i gjatë jeni. Në të njëjtën kohë, ju duhet t’u jepni atyre paratë. Pastaj, pas një deri në tre ditë, ID do të jetë gati. Kur të jeni gati, më shkruaj vetëm,”- është vazhdimi i sqarimit që shqiptari, Kledjan Kurtaj i ka bërë reporterit të Daily Mail.

Por, edhe pse është munduar të mos ketë kontakte ballë për ballë me kontraktuesin, Kledjan Kurtaj ka kërkuar me ngulm që të shikonte fytyrën dhe vendndodhjen e reporterit të fshehtë. Pasi është realizuar një takim ballë për ballë në një rrugë të mbipopulluar në Londër, Kurtaj ka mohuar të gjitha bisedat e tij në rrjete sociale dhe ka fikur telefonin e tij.

Burime irlandeze i thanë gazetës irlandeze “Independent” vitin e kaluar se dhjetë shqiptarë në ditë po mbërrinin me dokumente të rreme identifikimi, shumica udhëtonin me fluturime nga vendet e tjera të BE-së.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit, Shqipëria është burimi më i madh i huaj i trafikimit të njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar, me 947 raste referuar asaj në vitin 2018, një rritje prej më shumë se 50% që nga viti 2015. (Daily Mail-Dosja)

 

1 komente në “EMRI/ “Dokumente falso dhe armë”: Kush është trafikanti shqiptar që merr 2000 paund për të dërguar në Britani”

  1. Genti says:

    Po ndrroje modelin e flokve se na felliqet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje