Goditja e krimit, SPAK: 12 prona dhe 19 makina janë sekuestruar

7 Mars 2020, 12:55Kronika TEMA

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka njoftuar se është deri më tani ka miratuar 27 kërkesa  të OFL-së (Operacionit Forca e Ligjit) për sekuestrim të pasurive të subjeteve të hetimit.

Dejkarata e plotë:

Mbi vlerësimin e kërkesave për sekuestrim në kuadër të Aktit Normativ.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, nga hyrja në fuqi e këtij akti dhe deri me datën 06.03.2020, ka paraqitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 62 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 101 pasuri.

Nga 101 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 71 pasuri janë automjete dhe 30 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte).

Prokuroria e Posaçme ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet e paraqitura dhe deri datën 06.03.2020 ka përfunduar shqyrtimin brenda afateve ligjore për 27 kërkesa për vlerësim sekuestro, të cilat përfshijnë 60 pasuri, nga të cilat 30 pasuri janë automjete dhe 30 pasuri janë truall dhe objekte.

Për 27 kërkesat e përfunduara Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar të ligjshme sekuestron e bërë nga Policia e Shtetit dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 31 pasuri.

Ndërkohë për 29 pasuri është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit.

Nga 31 pasuritë e dërguara nga Prokuroria e Posaçme në gjykatë për sekuestro, 12 pasuri janë të paluajtshme (truall dhe objekte të ndryshme) dhe 19 pasuri janë automjete të ndryshme.

Ndërkohë nga 29 pasuritë, për të cilat është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020, rezulton se 18 pasuri janë të paluajtshme (truall dhe objekte të ndryshme) dhe 11 pasuri janë automjete të ndryshme.

Prokuroria e Posaçme është duke vlerësuar 35 kërkesat e tjera të paraqitura nga Policia e Shtetit, të cilat përfshijnë 41 pasuri, (automjete të ndryshme), për të cilat do të merren vendimet përkatëse brenda afatit ligjor prej 15 ditësh nga data e paraqitjes së kërkesës. (TemA)

8 komente në “Goditja e krimit, SPAK: 12 prona dhe 19 makina janë sekuestruar”

  1. Zigur Qarri says:

    Më qartë,më thjshtë dhe më kuptuesheshëm thuhet,qe SPAK konstatoi,se 29 nga sekuestrimet e OFL-s,janë në kundërshtim me ligjin.

    1. SPAKTAK says:

      Vetem TAKU Avukati ka besim te SPAKU, padyshim ene Tema e Albani.

  2. Kalec Dega says:

    SPAKU ne luften me makinat si bosi me mospaguesit e dritave.

  3. ..... says:

    Goxha pune te madh paska bere spaku, ndonje politikan do shohim mbrapa hekurave apo doni te mbuloni mutin me shurre

  4. Ujku Plak says:

    Vazhdon tallja dhe ushqejeni popullin Shqipetar me lugen boshe, nqs e keni seriozisht qe Shqiperia te behet duhet FLO ti coje Formular te gjithe personat qe kane dhe kishin poste Politik, te gjithe isheve dhe atyre aktuelle ne sistemin e drejtesise, policise, arsime e shendetesi. Ata qe nuk justifikoin nje pjese te pasurise sa do e vogel te jete duhet sekuestroje cfar justifikon edhe nuk justifikon atehere do te shihni si do linde shpresa se Shqiperia do te behet

  5. Ujku Plak says:

    Pse nuk e jepni komentin tim

  6. Aliu says:

    Sa qesharak ky shkrim kaq “pompoz”. Shikoni njehere andej Santa Quaranta e pastaj hajde shkruani. Turp

  7. Meta ik says:

    Pse s’thua,keta kane bere hatane…heme te pivca dolline,kesaj i them drejtesi une……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje