Gjyqtarja Marina Rraboshta u dorëhoq 8 muaj pas fillimit të procesit të rivlerësimit

6 Mars 2020, 17:36Kronika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi përfundimin e procesit të rivlerësimit për gjyqtaren Marina Rraboshta, ndërsa njoftoi se kjo e fundit ishte dorëhequr dhe se ishte vendosur ndaj saj ndalimi 15-vjeçar për të qenë pjesë e organeve të drejtësisë.

Rraboshta që u kontaktua nga BIRN në janar, pasi lajmi i dorëheqjes së saj u njoftua në media, tha se nuk përballonte më ngarkesën e punës dhe kishte probleme të shëndetit. Ajo shtoi si arsye edhe trasferimet e shumta për çështje nga një gjykatë në një tjetër.

Ndërkohë në vendimin e KPK del që Rraboshta nuk ka pritur përfundimin e hetimit. Sipas vendimit ajo është hetuar nga një trupë gjykuese e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me anëtarë Genta Tafa (Bungo) dhe Suela Zhegu, por 8 muaj pas fillimit të procesit njoftoi Komisionin se ishte dorëhequr.

Dorëheqja u konfirmua nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë, ndërsa vendimi që i ndalon Rraboshtës përfshirjen në institucionet e drejtësisë mori formë të prerë në fund të shkurtit.

1 komente në “Gjyqtarja Marina Rraboshta u dorëhoq 8 muaj pas fillimit të procesit të rivlerësimit”

  1. Julia says:

    Per mendimin tim, pushteti i drejtesise eshte i gjithe i implikuar, si ai kanceri ne trup, zgjidhja me e mire do ishte qe gjyqtaret te vinin nga jashte derisa te krijonin nje moment sigurie ne drejtesi, sot per sot nuk do kete perparesi me keta qe jane ne drejtesi,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje