Gjermania i jep policisë shqiptare 7 makina, ambasadori: Tani mund të arrihet më shpejt në vendin e ngjarjes

6 Mars 2020, 11:07Kronika TEMA

Autoritetet gjermane i dhuruan policisë shqiptare shtatë automjete tip furgonë, duke kërkuar që reagimi kundër krimit të jetë më i shpejtë.

Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf në dorëzimin e mjeteve tha se tashmë me to mund të arrihet më shpejt në vendin e ngjarjes.

“Bëhet fjalë për 7 mjete për transport ekuipazhi, që sipas modelit gjerman do të duhet të shërbejnë për transportin e shpejtë dhe të sigurt të trupave të njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në vendin e misionit. Me këto mjete tani jeni në gjendje të reagoni në mënyrë moderne ndaj situatave të misioneve të ndryshme”, tha Peter Zingraf.

Jo vetëm kaq, sepse gjermanët do të dërgojnë dhe trajnues nga policia gjermane. “Ne jemi të gatshëm të ndajmë përvojën tonë dhe t’ju mbështesin më tej.  Ne jemi prezent në Shqipëri duke qëndruar partner edhe në çështjet e sigurisë”, tha Zingraf.

Ndërsa Ardi Veliu tha se rinovimi i herëpashershëm i flotës së Policisë përmirëson akoma më tej performancën e strukturave policore.

“Presidiumi i Policisë Federale, i ka dhuruar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, 7 automjete të markës Mercedes Benz Sprinter që kapin shifrën 327.000 euro dhe sot jemi këtu në këtë ceremoni të thjeshtë, por kuptimplotë, për të marrë në dorëzim nëpërmjet Ambasadorit Zingraf, këto automjete të kalueshmërisë së lartë, të loguara dhe të pajisura me sinjalistikë policie, të cilat do të jenë në përdorim nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë”.

6 komente në “Gjermania i jep policisë shqiptare 7 makina, ambasadori: Tani mund të arrihet më shpejt në vendin e ngjarjes”

  1. On says:

    Hihohiiiii tallni trapin…..mirmbajtja 30 mije euro viti…ore jeni mire?200 lloje makinash me 200blloj servisesh…vetem Shqiperi….bjeri to biem

  2. Cudia says:

    Po benzine a kane…? Si do arrihet me shpejte te vendi krimir pa te…? Keta gjermanet ja fusin kote ndonjehere…

    1. Hapu Xhipe says:

      …po nuk paten benzin ti shurrojn policet ne serbrator.

  3. Marinar Qinani says:

    Si tallet ambasadori…
    Si kristofor Kolombi kur zbarkoi n amerik dhe ju falte indigjenve rruaza kauçuku ne kembim te arit qe ju merrte atyre..

    1. Bbbb says:

      Hahah sa më ke bo me qesh….FIKS

  4. ?????? says:

    Imagjinoje cfar shteti kane ngritur keto palace keto 30 vjet. Njerz hajduta edhe te pa afte kane shkaterruar Shqiperine …akoma pa breke duke na falir 7 fugona gjermania…nuk kam gje me gjermanin mike faleminderit shume qe na i dhate…. puppuupupp. per shtetin e qelbur per kriminelat qe na kane udhehequr keto 30 vite ..o ju shplaft .mortja o hajduta te poshter edhe te degjeneruar ?????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje