Henri Çili mohon 5 akuzat: Çështja ime nuk është politike por problem i sistemit të vjetër të drejtësisë, do të kërkoj dëmshpërblim

5 Mars 2020, 12:39Kronika TEMA

Botuesi Henri Çili ka mohuar 5 akuzat e ngritura nga prokuroria.

Në një komunikim për mediat, Çili tha se nuk ka takuar asnjë gjykatës për të ndikuar në vendime gjyqësore.

Ai tha po ashtu se çështja e tij nuk është politike, por lidhet me cilësinë skandaloze të drejtësisë së vjetër.

Pjesë nga fjala e Henri Çilit: 

AKUZA E PARE: MASHTRIMI: Në kuadër të veprimtarisë sime si ortaku mazhoritar i studios ligjore nuk kam kryer asnjë veprim të paligjshëm dhe specifikisht në lidhje me akuzën e parë nuk kam mashtruar askënd për asnjë lloj arsye dhe asnjë lloj çështje. Është një marrëdhënie shërbimi mes studios legale dhe personave të kontaktuar, të afërm të personave në procese gjyqësore për shkallën e tretë, janë bërë kontakte dhe biseda për të konkluduar një kontratë shërbimesh juridike në funksion të shërbimit juridik që studio do të ofronte për këta klientë për ndjekjen e çështjes së tyre në shkallën e tretë.

AKUZA E DYTE: Nuk kam falsifikuar asnjë dokument dhe nuk ekziston asnjë dokument i falsifikuar, as kam nënshkruar, as kam marrë pjesë në përpilimin e asnjë akti të falsifikuar të pretenduar nga prokuroria.

AKUZA E TRETE: FSHEHJA E TE ARDHURAVE: Nuk kam fshehur asnjë të ardhur sepse me të dy çështjet për të cilat dyshohet se kam kryer ligjore, sepse nuk kam realizuar në kuadrin e Legal Studios asnjë arkëtim, asnjë kontratë shërbimi për një arsye të thjeshtë, sepse në të dy rastet çështjet kanë qenë në fazën e negocimit për të konkluduar një kontratë shërbimesh juridike, edhe pse kishim filluar punën përgatitore ose hapat e pare si marrja e prokurës nga i pandehuri Feti Yzeiraj dhe i rekursit në gjykatën e lartë, brenda afatit maksimal ligjor.

AKUZA E KATERT: USHTRIMI I NDIKIMIT TE PALIGJSHEM: Në lidhje me këto dy çështje për të cilat pretendohet se kam kryer shkelje ligjore, nuk kam takuar asnjë gjykatës, asnjë funksionar të lartë të drejtësisë , as nga unë apo avokatët e studios ligjore. Po ashtu në jetën time asnjëherë nuk kam takuar asnjë gjykatës apo funksionar të drejtësisë për të ndikuar për vendimet e ardhshme gjyqësore.

AKUZA E PESTE: PASTRIME I PRUDUKTIT TE VEPRES PENALE: Përderisa nuk realizuar asnjë të ardhur kështu që shprehimisht nuk kam çfarë produkti të pastroj. Dhurimi i dy njësive të shërbimit, nga ana e sipërmarrësit Seit Fishta në Velipojë është bërë me vullnet të lirë, është kryer konform ligjit, janë paguar taksat dhe është kryer në funksion të një kooperimi të ardhshëm midis nesh sipërmarrës dhe kompleksit Fishta në qytetin e Velipojës. Konkretisht kemi folur zotin Fisha, për ide dhe projekte, për të zhvilluar atje kurse trajnimi, shkolla vere, aktivitete të ndryshëm. Është e vërtetë se kontaktin me zotin Fishta ka marrë shkas nga lidhja miqësore e një prej klientëve të mi me të, por konteksti dhe arsyeja e dhurimit janë krejt të tjera dhe nuk lidhen fare me shpërblimet e drejtpërdrejta ose të tërthorta për këtë çështje e vëllezërve Aliko.

19 komente në “Henri Çili mohon 5 akuzat: Çështja ime nuk është politike por problem i sistemit të vjetër të drejtësisë, do të kërkoj dëmshpërblim”

  1. Emiljano says:

    Ore ju jeni te gjithe te pafajshem,ju kane rene ne qafe kot ty dhe ndonji peshku tjeter te vogel.Duheni demshperblyer ,po po biles tju lidhin pension deri sa te thyni qafen ne boten tjeter.Ne shqiperi faji i vetem eshte i popullit qe nuk ngrihemi tju qime robte e motrat te gjitheve,me ju djeg neper getot qe keni ndertuar tipik su komunistet

  2. Kerma says:

    Avokatia ose zanati rendom i sekserit ketu tek ne eshte nje pune e peshtire. Po nese te vertetohet qe te jane dhene para dhe/ose pasuri te patundeshme per vehte dhe per te joshur njerzit e drejtesise per te bere kompromise ne kundershtim me ligjet, duhet te vuash pak per cjap!

  3. zana says:

    Pra Heneri cili ne baze te nenit 108 te kodit
    penal dhe kushtetutes se Ilir hajdutit
    shpallet i pafajshem
    organet duhet ti paguajne
    haracin Cilit per renjen e reputacionit qe nuk e ka patur kurre
    Nje burre kurve si cili qe i fshinte bythen berishes
    per te gjitha vitet ne pushtet
    Ishte mire Cili qe ti provoje dhe ti dhe shume si ti
    qelit e ftoheta te ketin fund dimeri
    po nejse keshtu funksionon vendi im
    Tani dhe ti si Ardian Fullani
    200 rroga shperbelim

  4. shqip says:

    Në historinë botërore vetëm një është akuzuar dhe dënuar me pa të drejtë. Ti Çili nuk je ky rast ( Krishti). Po një me shumë, një me pak, nuk i ndryshon gjë kazanit. Tek ku rri Saliu përjashta, rri dhe ti se nuk është fundi i botës. Ne llum jemi , s’ka problem se njollosemi edhe më shumë. Por ti duhet të pranosh që në çantë kishe një bombë ( korrupsion) . Eh mor Naim, ti dhe llumi jeni të lumtur që jetoni në një vend si Albanistani. Në Amerikë do vishje kominoshe portokalli , dhe i bëje masazh kolegut të dhomës. Shpesh ndodh të kesh ndonjë zezak me tre këmbë.

  5. buj says:

    ma hongre kallomin. ti edhe do paguash 3edhe dodenohesh edhe do lincohesh se sherbetor i makinacioneve

  6. Lennard says:

    Ti mor legen ke krijuar Studio Legale njesoj si Salesha Argite .,qe ne fakt jane Zyra Seksere ,jo profesionale ,po te luajtur nen rrogoz me rryshfete dhe djallezira..kam bindjen qe SPAK do te heqe Skalpin Katunar Debil

  7. Beni says:

    Ti mor pis ke bere lobime dhe ke mbrojtur vellezirit aliko neper televizione perpara gjashte muajsh pa ndodhur kjo

  8. Gani says:

    Po mire o mender ndermjetesues, fytyra jote, me cilin do e bente ndermjtesimin per t’è liruar apo ulur denimin e atyre te shkreteve, qe jam I bindur I ke “rrjepur skalpin”.

  9. xhoxhi says:

    Ti mor kapedan mos na dil dhe na thuaj se nuk kam faj sepse ti nuk je aq rotë sa ti pranosh akuzat.Ty si i shkolluar(shkollë leshi)të takona të na thuash gjykata le të vërtetojë akuzat që më behen.Kaq duhet dhe jo menjëherë kërkon dëmshpërblim.Ti duhet të paguash se gomari gjykatës që është miku jot nuk të la në qeli por të la në shtëpi të vazhdosa avazin tënd..

  10. RROFTÈ HASHIM THAÇI ?????? says:

    Po si NUK doli NJË PIDHROB i vetëm dhe të thotë që po : Jam i FAJSHËM dhe kam SHKELUR LIGJIN , por të gjithë thonë : JO UNË JAM i PAFAJSHËM dhe PROKURORIA më ka AKUZUAR kot më kot !!! Po si ka Mundësi Çfarë MUT SHTETI dhe DREJTËSIE është ndërtuar në SHQIPËRI ???????!!!!!!! Në USA , ANGLI , GJERMANI , KANADA ETJ ETJ ETJ ETJ ETJ , PROKURORIA të bën atë që NUK ta pret mendja dhe e bën FAJTORIN të thotë : JAM FAJTOR , ose ndryshe i ngre KUNDËR AKUZË tjetër HAJDUTIT , BANDITIT , KRYEKUSARIT dhe KRYEHAJDUTIT , kurse këtu tek ne PIDHMOTRAT HAJDUTË të KORRUPTUAR thonë që jam i PAFAJSHËM sa herë PROKURORIA i thërret si të PANDEHUR!!! Kështu bëri edhe MOTËRQIRI dhe GRUAQIRI Ardian KRYEHAJDUT Fullani me PROKURORINË dhe GJYKATËN e PLEPAVE , mbasi VODHI dhe GRABITI MILIARDA €URO në BANKËN e SHQIPËRISË !!!!! VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE KRYEHAJDUTËVE dhe DOBIÇAVE të KORRUPTUAR të ZYRAVE të SHTETIT !!!! RROFTË SHQIPËRIA dhe KOSOVA !!! RROFTË HASHIM THAÇI LEGJENDAR ??⚖??⚖??⚖??⚖??⚖????♥️

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Flit trim flit. Kur te te dali ndonje pergjim pastaj dhe do ta mohosh qe sje ti.. Ju jeni pa shtylle kurrizore..

  12. ledioni says:

    Cili eshte nje pronar universiteti dhe botues pa mbrojtje poltike. E moren ne mesnate sikur kishte vrare njeri. E pate qe nuk tha asnje fjale as Luli dhe as nga qeveria. Pse nuik referoni gjykaten e Pemetit, o komentues. Pse kaq te ligj?

  13. Lik says:

    Keto argumente mbojtjeje jane per ne gjykate dhe….mbase ja hedh,por per opinionin publik jane nje argument me shume se nuk ka asnje ndryshim ne mes krimineleve dhe Henrit qe ka ndikuar “ligjerisht” per ti nxjerre nga burgu.

  14. Yt says:

    Bastard….rrace muti….

  15. On says:

    O fshatar….laj gojen kur permend Permetin!

  16. cere thu me yahoo ,
    Cile na fal lol se njerez jena ene gabojme .
    Nisma ke veni ate sejretaren tate me Tana ,thuj,,
    ke veni dhe ta firmos lali ty .

  17. fino says:

    Shtet bananesh

  18. fino says:

    Shtet bananesh
    këtë nuk po dënojnë dot një cil jo më një sal

  19. fino says:

    Shtet bananesh
    këta nuk po dënojnë dot një cil jo më një sal
    thjesht fakti që ai jep intervistë tregon që është fajtor
    pa i hyrë fare të tjerave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje