Adriatik Llalla mund të hetohet nga Prokuroria e Posaçme vetëm për akuzën e mosdeklarimit të të ardhurave në kufi, ndërkohë që tre akuzat e tjera më të rënda, si refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen, ose deklarimi i rremë i pasurisë, pastrimit i produkteve të veprës penale dhe shpërdorim detyre mund të bien.
Akuza e mosdeklarimit të të ardhurave në kufi bazohet tek një episod, ky dyshohet se Adriatik Llalla ka fshehur një shumë prej 60 mijë eurosh me të cilën ka udhëtuar në drejtim të Gjermanisë. Sipas dosjes së prokurorëve, Llalla u justifikua se paratë i kishte marrë borxh nga një mik dhe se ato do të shërbenin për shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.
“Mosdeklarimi i të ardhurave në kufi” nuk është një vepër penale që përfshihet në kompetencat e SPAK, por Prokuroria e Posaçme do ta hetojë Adriatik Llallën brenda 15 marsit për shkak të pozicionit të tij si ish-zyrtar i lartë. Pas 15 marsit, kur përfundon afati i hetimeve, SPAK do të vendosë nëse do të pushojë hetimet edhe për këtë akuzë, apo do ta dorëzojë atë në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Zanafilla e dosjes “Llalla” nis që në 2018, kur hetimet u nisën nga Prokuroria e Durrësit me katër akuzat. Dosja kaloi më pas tek Krimet e Rënda, ku në atë kohë, drejtuesja Donika Prela caktoi prokurorin Klodian Braho për këtë çështje. Përgjatë 2019 hetimet u zgjatën disa herë. Hera e fundit ishte në tetor, kur Gjykata për Krimet e Rënda miratoi kërkesën e Prokurorisë për të zgjatur me tre muaj të tjerë afatin e hetimeve, ndërkohë që avokati i Llallës kërkoi pushimin e tyre.
Zgjatja e hetimeve kaloi automatikisht dosjen “Llalla” te SPAK-u më 20 dhjetor, kohë kur u shkri Prokuroria për Krimet e Rënda dhe u ngrit struktura e re e organit të akuzës parashikuar nga reforma në drejtësi. Megjithatë, prokurori i çështjes nuk ndryshoi, pasi Klodian Braho nga prokuror i Krimeve të Rënda u bë pjesë e SPAK-ut.
Adriatik Llalla u akuzua fillimisht për shpërdorimi detyre, fshehje pasurie, pastrim parash dhe mosdeklarim të parave në kufi. Sa i takon shpërdorimit të detyrës ai u dyshua se ka pasur abuzime me tendera, pasi një tender ka përfituar dikush me të cilin Llalla ka bërë transaksione pasurish të paluajtshme.
Akuza tjetër, ajo e pastrimit të parave u ngrit pas zbulimit se ish-kryeprokurori kryente rivlerësime të shpeshta të pronave. Ai i blinte lirë dhe më pas i rivlerësonte duke rritur ndjeshëm çmimin.
Për akuzën e pastrimit të parave, prokuroria hodhi dyshimet se ish-kryeprokurori pastronte paratë e vëna përmes korrupsionit duke i investuar kryesisht në prona të paluajtshme, të cilave u rritej vlera pas proceseve të shpeshta të rivlerësimit. Mes dyshimeve ishte se Llalla përdorte skemën duke njoftuar blerjen me çmime të lira të pronave dhe më pas shitjen e tyre disa herë më shtrenjtë nga çmimi i blerjes.
Dyshime u hodhën për një transaksion që nis që në vitin 2007, kur Llalla ka deklaruar një ullishte në Mjull-Bathore, blerë 1.5 milionë lekë. Në vitin 2011 ai e rivlerëson pronën në vlerë 21 milionë lekë të reja, ndërsa po e njëjta pronë në vitin 2016 është shitur 249 mijë euro. Po ashtu ndryshime në vlerë ka pasur dhe për apartamentin në Durrës. Ai është blerë në mars të vitit 2012 në vlerën 2.2 milionë lekë të reja, ndërsa në prill po të 2012-ës është rivlerësuar me dyfishin e çmimit.
Të njëjtat dyshime u ngritën edhe për një tokë arë me sipërfaqe rreth 2 hektarë në Qehaj-Shytaj në Tiranë. Llalla deklaron se e ka blerë në dhjetor të vitit 2016 në vlerën 4.5 milionë lekë të reja dhe gjashtë muaj më vonë, pra në maj të 2017 e ka rivlerësuar në 36 milionë lekë të reja.
Megjithatë, tre akuzat e fundit duket se do të bien edhe në SPAK. Tashmë, pas dy vitesh nën akuzë, Adriatik Llalla pritet që të mësojë nëse do të merret zyrtarisht i pandehur vetëm për akuzën e mosdeklarimit të parave në kufi, apo edhe për këtë akuzë hetimet mund të pushohen.
Sidoqoftë fati i dosjes në Shqipëri, apo numri i akuzave me të cilat do të përballet Adriatik Llalla, ai mbetet familjarisht në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që e shpalli “non grata” për përfshirje në afera korruptive madhore. Llalla është akuzuar publikisht nga ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, që e cilësonte “peshk të madh” dhe pengesë për reformën në drejtësi.
U mbars mali e polli nje mi.Bravo SHBA DHE BE na bete nje reforme per tu mar shembull.Shqiperia kure nuk do behet.Bota do e lene si kopesht zoologjik
Keto jane krimet e fundit te KÇK qe nuk kane kaluar vetingun dhe jane miljona euro qe hidhen e ndere te prapambetura nga lidhja qe kishte gjyasori me krimin e politiken ne te shkiaren por MOS HARROJNE SE GJYKIMET DO BEHEN PER PASURINE E ÇDOKUJT DHE ME SHUME PER PASURINE E GJYQTAREVE TE ÇESHTJEVE SKANDALOZE SI KJO.
Adriatikut vetem per nje gje i vjen keq. Rama nuk e dekoroi apo ta ngrinte ne pozite.
Pra ne shqip: Gjithe kriminelat ne Shqiperi shperblehen nga shteti qe i krijoji vete.
Gjyshi i Llalles dhe babai i Llalles kane qene agjente te Cias dhe regjimi komunist i denoi me vdekje te dy.Gjyshin ja pushkatuan dhe babait ja kthyen ne 25 vjet burg.Tani sipas jush Amerika do te denonte Llallen??
Ehuuu! Tiku i ka shoket ne prokurori! Sa te vazhdoje llumi kriminel i sistemit vicidol/beseflori, tiku s’e rrun tocin! Do vazhdojn zeni & mona & fullhani me fshi bythen me kartemonedha 500€! Dhe Armina do vazhdij me bo miliona € xhiro me breke “made in vicidol of serbia”!
Pyetja eshte se sa vjet denohesh me ket akuze dhe jo sa eshte shifra.
Kur ta rrasin brenda fillojne akuzat e tjera. Do tregoje edhe shoket dhe do leshoje ate qe nuk te takon.
Si eshte e mundur?
Dosjet qe shkojne ne spak ne baze te kushtetutes konsiderohesh fajtor dhe je ti i akuzuari qe duhet te deshmosh pafajsine jo e kunderta
Ky eshte spak?
Po lojra jane….pse budalla eshte Tiku? Ne thes I ka te tere…..si tha I madhi ne na kontrollon ildkp e Ganajt …u pika…pae gjyqtaret si kontrollonte Ganushi
Ku i gjenden kembet gjarperit….
Po qe se eshte e vertet(shpresoj jo)atehere vlen vertet ajo shprehja:Epo tani beji shurren baces!Do behet si ajo historia e kafeve apo ajo e grepave te peshkimit te udheheqjes sone te lavdishme.Te shohim te shohim
U katandis kokoshi nje thel , pa shiko pa shiko skaka doli bark , te presesh qe hajdutet te ngren sistem drejtesie per te denuar veten kjo esht qesharake , naivitet i turpshem , kta spakun ose kakun po e ngren qe tju dhtypin koken ju o njerrz qe mos vidhni dhe rrembeni copen e ktyre ju nuk e kuptoni , mos u merni me Takun , Takut i ka ngel truni kantato amerika amerika , esht sistemi hajdutve kriminelve kurvave drogmenve dhe sistemi i te gjith llojeve te maskarallikut per te cilet ndershmeria esht virtyt i budallait.
U katandis kokoshi nje thel , shpetoj dhe Tiku si te ter hajdutet e mijvjeçarit te tret , pa shiko pa shiko skaka spaku doli bark , te presesh qe hajdutet te ngren sistem drejtesie per te denuar veten kjo esht qesharake , naivitet i turpshem , kta spakun ose kakun po e ngren qe tju dhtypin koken ju o njerrz qe mos vidhni dhe rrembeni copen e ktyre ju nuk e kuptoni , mos u merni me Takun , Takut i ka ngel truni kantato amerika amerika , esht sistemi hajdutve kriminelve kurvave drogmenve dhe sistemi i te gjith llojeve te maskarallikut per te cilet ndershmeria esht virtyt i budallait.
3/4 e atyre Prokuroreve te SPAK me ne krye Kryetarin e SPAK z.Kraja jane Prokurore me lidhje te hershme me Adriatik Llallen, ndaj i hoqen 3 akuza t me kryesore, qe ta shpetojne njeriun Non Grata te SHBA dhe Gjermanise (edhe ne Gjermani familjareve te Llalles nuk ju eshte rinovuar Leja e qendrimit nga Organet kompetente). Llalla ka zhdukur me mijera fleta apo dhe dosje komplet nga Prokuroria e Pergjithshme ne emer te Sali Berishes e familjareve te Tij si dhe te Ilir Metes e Monika Kryemadhit, por dhe mjafte figurave te PD dhe LSI, po me urdher e bashkepunim me Saliun e Ilirin, kete e thone nen “dhembe” Prokuroret e djegur tashme nga VETTING_u, pa llogaritur disa dhjetra Krye-kriminele ordinere ne sherbim te Saliut e Ilirit. qe Lllalla i ka mbyllur ceshtjet hetimore e ka zhdukur provat e Policise e SHISH_it. Po ti hyet me fort vetem “Gjirit te Lalzit” del Kupola e Mafias Shqiptare (qe mbreme Top-Channel nxorri 1/1000, duke mbrojtur Mafian Mediatike me super-prona ne Gjirin e Lalzit te vjedhura 100% me bekimin e Saliut e Ilirit, shoqerine e vjeter te Ben Blushit), ku Adriatik Llalla ka dore fuqishem ne zhdukjen e shume dosjeve per prona e vrasje.
O Fabi qenke freshist….nuk te shikokan syte.
Po pasurit qe iu sekuestruan cfar ndodhi me to
JA KY ESHTE SHEMBULLI ME TIPIK, I FILLIMIT TE REFORMES NE DREJTESI . NGA NJE MAL I MADH ME PARA TE NDYRA QE KA KY ANALFABET ME 8 KLASE . ESHTE AKUZUAR , PER NJE QIME FLOKU , QE KA KALUAR PA LEJE . KJO TREGON QE AI DO TE DALI I LARE SI FLORIRI . KJO ESHTE QEVERIA DHE REFORMA NE DREJTESI ,QE DO TE CUDISI DHE ZHGENJEJ TE GJITHE SHQIPETARET ,TE CILET PRESIN QE TE KAPEN PESHQIT E MEDHENJ .
DUHET TA HARROJME , SHQIPERINE NUK E NDIHMON ASKUSH , PASI BOTA NA SHIKON QE NE JEMI NJE POPULL LYFMATRAK , QE DUAM GJITHESHKA TE VIJE NGA NDERKOMBETARET .
NJE POPULL QE NUK LUFTON PER LIRINE E TIJ .
NJE POPULL QE NUK NJEH SE CFARE ESHTE DEMOKRACIA . NJE POPULL QE SHET ATDHEUN PER NJE THES MIELL . ASNJE SHTET NE BOTE NUK PRET TE CLIROHET NGA TE HUAJT , POR NGRIHET PER TE DREJTAT E TYRE ,DERISA ATA TE FITOJNE .
Ketij qafirit, ish prokuror i p. konfiskojeni dhe pastaj vazhdojeni! Eshte burre keq! I ka bere keq ketij vendi!
Ha ha ha 60 mij euro ky bandit e zhvates i ka marre mito vetem nga nji klient i tije e lereni keto shaka !! Denimi me se paku 30 vjet burgim e sekuestrimi i tan pasunis qe shiifet dhe qe eshte e kapshme do te ishte denimi optimal per te .Nese ne veprojme keshtu do ti stimulojme banditet per te cilet 60 mije euro jan cikerrima ….
Spak i kapur nga palaço presidenti, konkretisht kreu i spak ! Mos prisni tē eci drejt dikush qē ka lind shtrëmbanik ! Drejtēsia ështē nē gen, në gjak,nē soj, nē krahinë, nē komb! Atê po nuk e ke mos e kêrko kot rrugve apo në kosha tē plerave!.
KAPITULLIMI I ATIJE VENDI ESHTE SE E TRADHTUAN VETE ATA QE E KOMANDUAN ATE VENDE PER 30 VJETE.PRANDAJ THEMI ME PLOTE GOJEN SE AI VENDE NUKE BEHET KURRE.E VETMJA GJE ESHTE QE TE DALIN NGA BURGU ATA QE U ARRESTUAN SEPSE NUKE PAGUAN TAKSEN E SHTETIT KURE SHISNIN FARA LULEDILLI DHE TE MBUSHEN ME KETA QEVERITARE KRIMINELA E TRADHTARE TE ATIJE VENDI.NJE NJERI QE SHETE VENDIN E TIJA KA SHITUR EDHE NJERZIT E TIJE PRANDAJ GJERMANI THOTE :TI NUKE DONE POPULLIN TENDE ,DO TE ME DUASH MUA. PASTAJ TE FUTE PLUMBIN BALLIT.
Edhe Al Kaponen per taksat e futen ne burg, jo per vrasjet. Rendesi ka qe te merret denim me burg nja 4-5 vjet te mira. Pastaj me kohen, mbase provohen dhe shkeljet e tjera.
nuk luajti menc njeri te ngreje sistem drejtesi qe do godiste ate vete nje dite Te gjithe keta jane hajdute ….mjere ai populll
Ne qoft se do mbetet ne listen e zeze dhe ata nuk do e denojne do mbeten dhe ata me faqe te zeze dhe do mbyllet lo pune.
Po nuk u ndeshkuan kokat e krimit ne Shqiperi si Berisha,hajduti Ilir,urdherzbatuesi i vrasjeve dhe hajdut i rruges se Kombit Lulezime Basha dhe e gjithe suita e tyre nuk mund te kete shtet dhe drejtesi ne kete vend!Dhallen po e denojne per kafe si Nexhmia me duket!