Helmohen mbi 30 nxënës në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier

4 Mars 2020, 11:50Kronika TEMA

Të paktën 30 nxënës të shkollës “Janaq Kilica” në Fier janë dërguar me shenja helmimi në spital.

Burimet paraprake tregojnë se në vendngjarje kanë mbërritur gjashtë autoambulanca.

Mësohet se nxënësit kanë shfaqur problem me frymëmarrjen, por ende nuk dihet shkaku i helmimit të tyre.

Nxënësit kanë mbërritur në spital me marrje mendsh, të vjella, ndërkohë që ende nuk bëhet i ditur shkaku i helmimit.

Si pasojë e helmimit të një numri të madh nxënësish është krijuar një situatë kaotike në spitalin rajonal të Fierit.

Prindërit e nxënësve të helmuar kanë mbërritur në spital bashkë me fëmijët e tyre, duke kërkuar të futen në ambientet e brendshme të spitalit. Forcat e Policisë janë përpjekur të neutralizojnë situaten.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje