Ben Blushi “fshin” emrin e Blendi Fevziut, nga historia e vrasjes së gjyqtarit të Vlorës

4 Mars 2020, 12:11Kronika TEMA

“Top Story” ka publikuar këtë të martë, historinë e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Ky i fundit u ekzekutua në mënyrë mafioze në mes të Vlorës, me shpërthim.

Shkak për ekzekutimin u bë konflikti për pronat në gjirin e Lalzit.

Mes të përfolurve për këtë konflikt, ka qenë edhe gazetari Blendi Fevziu, i cili megjithatë nuk është marrë kurrë në pyetje.

Ben Blushi natyrisht e ka fshirë emrin e Fevziut dhe nuk e ka përmendur në emision, për shkak të miqësisë së tyre.

Por përse përmendet emri i Fevziut, sa herë përmendet ekzekutimi i gjyqtarit Konomi?

Arsyeja lidhet me konfliktet mbi trojet në Gjirin e Lalzit.

Konomi u vra pasi fitoi me gjyq të drejtën pronësore mbi një sipërfaqe të madhe toke në këtë zonë.

Të paktën tre familje të mëdha kishin konflikte pronësie në të paktën 600 ha tokë në bregdetin e Durrësit me Konomin.

Një prej tyre është ajo pasardhëse e Toptanëve, nip i të cilëve rezulton në letra pronësie edhe gazetari i “Opinionit”.

Gruaja e Konomit në një intervistë për gazetën Dita në një nga përvjetorët e vrasjes makabre tha ndër të tjera që vrasësit nuk u zbuluan kurrë sepse janë njerëz me pushtet dhe i përmendi gazetares Entela Resuli “kolegët tuaj që dalin përnatë në ekran”.

Prokurorët nuk kanë patur asnjëherë kurajon të thërrisnin moderatorin e njohur apo të tjerët në konflikt me Konomin, megjithë premtimet e bujshme se vrasësit do kapeshin shumë shpejt.

Çështja ridoli në pah kur moderatori i emisionit Opinion shkruajti një opinion mbi debatin që u hap pas një interviste në media me vrasësin e dënuar përjetë Marjan Rroku.

“Vrasësit jemi ne”, e titulloi Fevziu shkrimin botuar në mars 2016.

Ai kujtonte se atë ditë kur u vra Alda dhe Mbarime Canaj “po kthehej nga Durrësi në Tiranë” dhe akuzonte ata që kishin dijeni për kërcënimet e Rrokut dhe nuk e kishin parandaluar vrasjen.

“M’u kujtua kjo skenë ku u gjenda rastësisht një ditë pranvere të vitit 2001. Kthehesha nga Durrësi atë ditë. Makinat kishin ndalur në hyrje të Tiranës dhe ndërsa u mundova të kuptoj atë që po ndodhte, u gjenda në mes të një skenë krimi që kish ndodhur mbase pak orë më parë.

Për ditë me radhë e ndoqëm historine në gazetë; në televizion. Ishte një v.rasje makabre, një v.rasje që meritonte si logo titullin e famshëm të Gabriel Garcia Markezit: Kronikë e një vrasje të paramenduar!

Një adoleshente dhe nëna e saj, kishin ikur nga kjo jetë sepse Shteti nuk diti ose nuk deshi t’i mbrojë…” – shkruante Fevziu.

Por ndërkohë një komentues me mbiemrin “Toptani” hidhte poshtë shkrimit një akuzë të rëndë.

Ai shkruante se vetë Fevziu ka qenë në dijeni të kërcënimeve për vrasjen e Konomit disa ditë përpara se të ndodhte vrasja.

Ndoshta Blendi nuk ka lidhje dhe e përflasin kot, por për shkak të famës së tij dhe pronave ai i detyrohet opinionit publik një sqarim mbi pyetjen: A kishte dijeni ai dhe dega e Toptanëve e lidhur me emrin e tij që po gatitej vrasja e Konomit?

(TemA)

11 komente në “Ben Blushi “fshin” emrin e Blendi Fevziut, nga historia e vrasjes së gjyqtarit të Vlorës”

  1. fabi says:

    Nuk ka bythelepires te sistemit satrapo-vicidolas qe te mos jete ngaterruar ne vjedhje masive/vrasje. Perndryshe nuk kish kuptim te ishe pjese e ketij sistemi!

  2. Patrioti says:

    Gjiri i Lalzit eshte nje histori korrupsioni qe nuk do hapet kurre. Ai emision ishte thjesht shantazh psikologjik mbi Berishen dhe Meten. Po e levizet zverkun, ju mberthyem.

  3. birce says:

    Blushi ja fshiu se te dy njelloj jane por prokuroria e posacme nuk ja fshin dot…

  4. Life is game says:

    Or ti blushi, i blushit te presidences!
    E di gjithe populli qe B.Faqeziu, kjo pleher e vjeter pa shtylle kurrizore dhe tip i neveritshem, eshte perfolur qe kur u vra juristi i ndershem Konomi, qe ka gisht ne histori!
    Eshte koha qe per Fevziun te ngrihet te ngrihet dyshimi! Pse jo?

  5. Dashamiresi says:

    Ne gjirin e Lalezit duhet te fillojne sondat çpimet per nafte dhe te gjitha ndertesat te rrezohen me dinamit. OSE ata qe ishin ne daten 2 ne proteste ne Tirane, mos ta kruajne aty, por te shkojne te gjithe ne proteste nje dite ne Lalez, te shikojme se sa te sinqerte jane me veten dhe mua!

  6. Drejtesia e munguar says:

    Pas vrasjes doli qarte se 300 ha toke ne pronesi te gjyqetarit figuronin ne letra te familjes Toptani , por nga verifikimi doli se ato ishin perfituar nga nje fallsifikim dokumentash ne arkivin e shtetit. Lind pyetja : kush tjeter vec pinjolleve tt Toptanasve hyri ne arkiv dhe ja u dhuroi ato 300 ha Blendit E Dibres?. Drejtesia per cudi nuk i pyet dot keta dhe vazhdojne ta gezojne ate pronesi te gjykatesit te vrare edhe sot e kesaj dite dite.

    1. Destani says:

      Shume e drejte. Ai qe nuk denon krimin eshte po aq i demshem sa krimineli, ndoshta me teper sepse e ligjitimizon krimin.

  7. @a. says:

    Provocazioni…
    Chi’ ha paura ,muore ogni giorno…
    Chi’ non ha paura, muore una volta sola..

  8. Lul Degervilli says:

    Meqenese merresha me je biznes per kthimin e pronave te ishpronarve dhe kisha nje histori suksesi, nje ditë me takon Enno Bozdo dhe me kerkon të takoja burrin e halles se ti i quajtur Kristi Mima. Kristi me tha se ishte nje nga trashegimtaret e Milto Shallvarit. Se bashku me Kristin dhe me Pirro Veizin (gruaja e të cilit ishte trashigtare e Shallvarit). vajtem në Gjirin e Lelezit dhe pame situaten. Une u thashe se nese trashegimtaret do të ishin unik në çdo ceshtje atehere unë merrja persiper të merresha me ceshtjen ligjore të tyre. Kristi tha we nje avokat (nje nga trashegimtaret) nga Berti nuk ishte dakort qe të angazhohej nje studio per kete ceshtje sepse ai mund të zgjidhte vete ate pune. Unë pranova. Pas ca muajsh Kristi me thirri dhe me tha se avokati ishte dakortesuar qe ju të ndiqni çeshtjen. Në kete kohe nuk pranova sepse kisha informacione de Blendi Fevziu ishte i perfshire në fallsifikimin e vertetimit te faktit juridik per pronat në gjirin e Lalezit. Kristi u merzit shume dhê pas tre muajsh vdiq nga meraku. Me vone mora vesh de ish avokati nga Berati tashme gjyqetar në Vlore ishte vrare.
    Kaq.

  9. Lasgushi says:

    Starovat,fisi i Blendit jane fisi mr kriminel ne jug te shqiperise ne gjysmen e shek xx.Cti besh Kajo Karafilit,qr me bemat e.Blendit,do kish bere mire qe,kur vrau beun r madh te Staroves,ta kishte drejtuar pistoleten 20 cm me lart.Sot do kishim nje nevojtore me pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje