Policia reagon për helmimin e gjimnazistëve në Fier: Dyshohet se është përdorur spraj piperi nga një nxënës

4 Mars 2020, 12:15Kronika TEMA

Policia e Fierit ka dhënë informacionin e parë paraprak në lidhje me helmimin e nxënësve në shkollën  “Janaq Kilica” në Fier.

Policia thotë se gjitha dyshohet të ketë ndodhur pasi një nxënës i shkollës të ketë hedhur një spraj piperi.

“Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen. 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur spraj piperi nga një nxënës i kësaj shkolle. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet  për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, thotë policia në një njoftim paraprak. (TemA)

1 komente në “Policia reagon për helmimin e gjimnazistëve në Fier: Dyshohet se është përdorur spraj piperi nga një nxënës”

  1. shoku says:

    Zbardheni hetimin dhe i shkoni ketij muhabeti deri ne fund, se keni per te pare cudira.
    Tregoni sa te Zot jeni, ndryshe shkoni zini peshk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje