Gjyqtari Tomor Skreli, u dorëhoq para seancës dëgjimore

6 Mars 2020, 17:01Kronika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njpoftoi më 3 shkurt se kishte shtyrë seancën dëgjimore të planifikuar për Gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës Tomor Skreli. KPK tha se seanca ishte shtyrë për “shkaqe të arsyeshme” dhe se do kishte një vendim të dytë për të.

Por vendimi i publikuar sëfundmi, për përfundimin e rivlerësimit për Skrelin, tregon se KPK ishte vënë në dijeni më herët se ky i fundit kishte dhënë doërheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqësorë dhe se kjo dorëheqje ishte pranuar.

Komisioni në vendim sqaron se Skreli ishte hetuar për gati 9 muaj, nga marsi në dhjetor 2019, por në fillim të dhjetorit kishte dhënë dorëheqjen dhe njoftoi KPK se nuk do paraqitej në seancën dëgjimore. Komisioni, i përbërë nga Olsi Komici, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine vendosi përfundimin e rivlerësimit dhe ndalimin e Skrelit për të qenë pjesë e institucioneve të drejtësisë për 15 vjet.

2 komente në “Gjyqtari Tomor Skreli, u dorëhoq para seancës dëgjimore”

  1. vlora says:

    Pergjigje me e mire pse u zhduken gjykatat.Ata qe ben reformen nuk jetonin ne shqiperi.Kjo gje pritej ,vetem ata nuk e dinin ME marveshje duhet gjykatat ti kishin plotesuar me gjyqtare nga jashte ne menyre graduale.Edhe ata qe kane kaluar vetingun ,jo se nuk kan vjedhur po kan ditur ti fshehin.Mendoj se ketij nuk duhej ti ishte pranuar doreheqja.TE vetohej

  2. XheJ eN Bi says:

    Tomori u ngop ashtu si Prokuror edhe si Gjyqtarë.
    Hotelin në Gjirokastër e bëri.
    Tani ç’ i duhet të rijë akoma, t’ i dalë boja dhe t’ i sekuestrojnë pasuritë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. s
    spaleta 65

    Llumi dhe zullumi Tomorit. A ka drejtesi qe ta zhdukin kete fare te keqe qe ka zaptuar filizin e bimes se re qe ritet. Turp ! Dheu mos i pranofte pa vuajtur ne gjene me te shtrenjte qe kan.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje