Bashkimi Europian mesazh Albin Kurtit: Duhet heqja e plotë e tarifave me Serbinë

12 Mars 2020, 19:37Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se ka pranuar një letër nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Siç njofton Zyra për Komunikim e Kurtit, Borrell në letrën e tij është shprehur i kënaqur me kryeministrin, që, siç ka thënë, “marrëdhënien me BE-në e ka vënë si punë të tijën kryesore”.

“Ngjashëm, unë e mirëpres synimin tuaj për vazhdimin e reformave të domosdoshme që ta shtyni përpara sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen e mirë në Kosovë. Këto janë elemente kyçe për të ardhmen tuaj”, ka thënë Borrell.

Ai ka përmendur edhe dialogun me Serbinë, ndërsa ka thënë se Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare “besojnë fuqishëm se rifillimi i bisedimeve është i domosdoshëm dhe urgjent” dhe se “do të kërkojë heqjen e plotë të tarifave”.

“Unë e mirëprita njoftimin tuaj javën e kaluar për tarifat, që paraqet hap të parë të mirë në drejtim të duhur. Neve na duhet heqja e plotë e tarifave. Në këtë kontekst unë pajtohem plotësisht me ju se marrëveshjet e kaluara dhe obligimet e mbetura duhet të zbatohen plotësisht. Serbia, sikur Kosova, duhet t’i përmbushë zotimet për zbatimin e atyre marrëveshjeve”, ka thënë mes tjerash Borrell.

Kosova u ka vënë taksë 100 për qind prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina qysh në nëntor të vitit 2018.

Ditë më parë, Kurti ka shpalosur planin e tij për heqjen graduale të kësaj takse.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar heqjen e plotë të saj.

Ka pasur edhe paralajmërime për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Kosova, për shkak të mungesës së një vendimi nga Qeveria e Kosovës për heqjen e plotë të taksës.

Taksa ka bërë që edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi të ndërpritet qysh në fund të vitit 2018.

Serbia e ka kushtëzuar rikthimin në dialog me heqjen e taksës. Kosova kërkon që Serbia të ndalë fushatën për çnjohjet e pavarësisë së saj.

7 komente në “Bashkimi Europian mesazh Albin Kurtit: Duhet heqja e plotë e tarifave me Serbinë”

  1. HALLELUJA !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    HIQI BREKET SE DUA UN !
    SHKO ATJE DHE BEJ KTE PUNE !

    KJO TIGELLON SI DIKTATURE JO DEMOKRACI !

    DHE SI ARGUMENTOHET KJO KERKESE BERE KOSOVES ?
    KUJT O SHERBE KJO ?

    1. I lindur idjot qe mendon se Kurti eshte demokracia says:

      Qe je koqe, kjo duket qarte. Mos valle edhe kur NATO goditi me bomba Serbine, ty te erdhi keq per demokracine? Demokracia, or koqe, presupozon ne rradhe te pare dialog. Kur diallogu nuk ponon, fillojne bombat. Kete rradhe e ka rradhen Kosova te dendet me bombat e avioneve serbe te blere kohet e fundit nga Rusia, neqofte se Kurti nuk do dialog. Ahere do thuash Hallelluja: Te na rroje Kurti, ky basthard shqiptar, se per Kosoven dhe shqiptaet e Kosoves do kujdeset Serbi. Turp per ty!

  2. Bllokmeni says:

    Shqiptaret jane te denuar te jene gjithnje hapa mbrapa ne hidtorine e shtetit. Kjo e Kosoves me taksen vetem kete teze provon.

  3. SHKELZENI says:

    Kosovaret jane debila .
    Serbia talle bythen me kosoven duke u viktimizuar sikur taksa i ka renuar ekonomine qe nuk esht e vertete .
    Ne dy vitet e fundit ekonomia Serbe ka pasur ritje te larte ekonomike qe tregone se impakti i takses nuk ka ndikuar fare ne ekonomin Serbe .
    Taksa e vendosur nga gomari Rambushe dhe qe kerkon ta mbaje lopa Kurti e rrezone shume kosoven politikisht kjo takse jo vetem qe duhet hequr por duhet mbajtur mende si nje histori e keqe
    e keqbersve kosovar

  4. Illyrian says:

    Çfarë do të humbiste Kosova nëse do ta hiqte taksën 100%?

  5. Baliu says:

    Serbia e ka verejtur se BE po i vardiset asaj dhe tash vendose kushte, apo thene shkurt i jep direktiva BE-se. E kjo po i shkon per shtati edhe BE-se: Serbise karoten, e Kosoves shkopin. Pse nuk eshte ne rregull heqja graduale e tarifes? Ket gje do ta bente edhe BE po te ishte ne vend te Kosoves. Pse kjo nguti “quick and dirty”? A nuk pranoj Kosova deri tash parreshtur kompromise te dhimbeshme? Tash eshte teholluar peri “te jeshe, apo te mos jeshe”. Kosoves i duhet ajo e para, eshte e natyrshme, sepse opcionin e dyte e ka provuar me qindra vjet.

  6. Messerschmidt says:

    MOS E HIQNI TAKSEN ……….SEPSE SI ME TAKSE E SI PA TAKSE EVROPA NA E KA FUT PEERHERE

    SPANJOLLET KA KANE FUT PERHERE SHQIPTARVE SEPSE KANE HALLIN E BASKEVE QE NJE DITE TE BUKUR DO TI HUMBIN !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje