ANALIZA: Kurti mes tërheqjes së taksës dhe tërheqjes së ushtrisë amerikane

11 Mars 2020, 16:27Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbetur i vetëm në betejën për tarifën 100 për qind ndaj mallrave serbe. Kërcënimi i SHBA-së për tërheqjen e prezencës ushtarake shënon përshkallëzimin më të madh të tensioneve mes Kosovës dhe SHBA-së.

Nuk janë të paktë zyrtarët që kanë paralajmëruar se nëse Kurti nuk tërhiqet nga vendimi për taksat, SHBA mund të mbyllë bazën e Bondsteelit, ku janë përqendruar pjesë më e madhe e forcave amerikane në Kosovë. Kjo bazë dhe prania e ushtrisë amerikane është parë ndër vite si siguri për pavarësinë e Kosovës dhe mbrojtën e saj nga Serbia. Por kjo mund të ndryshojë.

Presioni amerikan për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj mallrave serbe ka nisur të bëhet i papërballueshëm për qeverinë “Kurti”. Madje, sipas raportimeve të mediave, Amerika ka nisur edhe anulimin e investimeve në Kosovë. Propozimi i Kurtit për heqjen e pjesshme të taksës (më 15 mars) dhe më vonë të hiqet e plotë (më 1 prill), përveç SHBA-së, nuk e ka përkrahur as spektri politik në Kosovë, përfshirë edhe partneren e kryeministrit në koalicionin qeverisës, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme, pas paralajmërimeve amerikane, Kurti ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett dhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Rahman Ramën. Pas tyre Kurti pati edhe një takim të jashtëzakonshëm me ministren e Ekonomisë Rozeta Hajdarin, të cilën e kishte autorizuar që të udhëheqë një grup punues për heqjen e taksës dhe për përgatitjen e reciprocitetit me Serbinë. Në një deklaratë për mediat, kryeministri Kurti ka theksuar se dëshiron marrëdhënie edhe më të mira me Amerikën.

“I kemi aleatë dhe partnerë të pazëvendësueshëm në aspektin politik, ekonomik, gjeopolitik, kulturor, ushtarak e të tjera. Natyrisht që zyrtarë të ndryshëm mund të kenë diferenca, por nuk besoj se këto diferenca do të mundë të shndërrohen në antagonizma të papajtueshme”, tha ai.

Kurti tha se i duhet edhe pak kohë për t’u koordinuar me partnerët e koalicionit që më pas vendimi i Qeverisë të merret me vota unanime. Por LDK-ja nuk ka gjasa të mbështesë Kurtin.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skënder Hyseni është takuar në Uashington, me të dërguarin presidencial për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin, Richard Grenell. Ai ka thënë se Shtëpia e Bardhë dhe ambasador Richard Grenell, kërkojnë me ngulm heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe.

“Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja, përkatësisht nga sjelljet e papërgjegjshme të Qeverisë dhe liderëve të saj. Ky ishte mesazhi i ambasadorit Grenell”, thotë Hyseni.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish-ministri i LDK-së tha se e ka siguruar ambasadorin Grenell “se LDK- dëshiron që taksa të hiqet menjëherë dhe pa kushte, ashtu siç kërkohet nga presidenti amerikan, Donald Trump.”

Më pas edhe Kryetari i LDK-së Isa Mustafa i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurtit heqjen e menjëhershme të taksës. Ai shprehet se raportet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate, por edhe kritike. “S’ka tarifë, as reciprocitet që vë në peshore marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor. Si kryetar i LDK-së kam kërkuar qartë për heqjen e pa kushte të tarifës. Ky është qëndrimi dhe zëri i LDK-së”, tha ai.

Ndër të tjera ai ka thënë se ditëve në vijim, bashkë me Vetëvendosjen, do t’i bashkërendojnë veprimet për ruajtjen e marrëdhënieve me SHBA-në. “Do të bashkëbisedoj me kryeministrin Kurtin, si partner i koalicionit dhe si LDK në ditët në vijim do t’i bëjmë të qarta veprimet, të cilat e ruajnë partneritetin dhe miqësinë me SHBA-në”, ka përfunduar Mustafa.

Por më i ashpri në qëndrimin e tij kundër Kurtit ka qënë presidenti Hashim Thaci i cili ka paralajmëruar kryeministrin se të gjithë ata që dalin kundër miqësisë me SHBA-në dalin shpejt “në pension”.

Thaçi ka kërkuar urgjentisht nga Qeveria e Kosovës që të veprojë në linjë me kërkesat e SHBA-së. “Si president i Republikës së Kosovës i kërkoj urgjentisht Qeverisë së Republikës së Kosovës që të mblidhet dhe të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA-në, pa të cilën nuk do ta kishim as lirinë, as shtetin dhe as të ardhmen”.

Kurti thotë se theksoi se cënimi i raporteve me SHBA-në do të jetë një gabim i pafalshëm.

“Me këtë qasje po vihet në pikëpyetje edhe vetë e ardhmja e shtetit tonë. Të gjithë ne, krerë institucionesh, liderë politikë ose Qeveri, jemi të zëvendësueshëm. Por jetike dhe të pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës janë vetëm raportet me SHBA-në. Konfrontimi me SHBA-në është shumë i dëmshëm dhe një gabim i pafalshëm në historinë moderne të Kosovës”, ka përfunduar presidenti Thaçi.(SI)

10 komente në “ANALIZA: Kurti mes tërheqjes së taksës dhe tërheqjes së ushtrisë amerikane”

  1. Jon says:

    z.Kurti, keto deklaratat se sa te rendesishme jane marrdhniet me USA, ska nevoje ti perserisni. Merruni me punesimin dhe drejtesine dhe politiken e jashtme delegojeni ne Washington dhe Bruksel. Kosova si Shtet, pa keto dy kolona, eshte e mbaruar. Mos u vononi shume, se per ndryshe do zbuloheni qe ne 3 mujorin e pare se cfare perfaqesoni.

    1. Josifi says:

      Trampi eshte pro sllav.Ai do nje rezultat se jane zgjedhjet duke i dhuruar Serbise toka te Kosoves.

  2. Kurt islamiku says:

    Po u terhoq ushtria amerikane,nuk ka nevoje per heqje takse,sepse e heqin vet serbet dhe te gjithe koqevaret trima i ke ne kukes si dikur…

  3. Koso Vari says:

    Mos degjoni rrumpallen e Trump-it dhe te birit. Jane idiote te pashembullt. Beni nje xhiro deri te Merkeli e merrni mend. Beni si thote ajo se eshte grua me mend.

  4. Ndroqi says:

    Politika populiste e ka vene Kurtin ne pozicion te veshtir,te mbaj premtimet populiste apo te prishet me amerikanet?!Prishja me amerikanet con ne renien e qeverise Kurti,kjo eshte dilema!

  5. Shpetim Alizoti says:

    Kurti nuk asnje argument qe te arsyetoje mosheqjen e takses. Ai duhet ta heqi taksen dhe pastaj te luftoje per reciprocitetin(megjithese ka gabuar me kete idjotesi). Nuk mund te kete reciprocitet pa bisedime. Mos valle Kurti monologun e tij e quan dialog dhe reciprocitetin e quan si liste te deshirave te tij, pa marre parasysh dhe mendimin e Serbeve se cmund te bejme sebashku?! Me nje fjale reciprociteti eshte nje muteri dhe shume me e pakuptueshme se venia e takses. Asnje njeri ne bote e kupton reciprociprocitetin si marrje te masave vetem nga nje pale. Ne shqip reciprociteti arrihet me dialog. Kurti jo se eshte kaqe budalle, por kushedi se ku i kane zene koken me dere… kjo i ngjan me ate qe vuri karrocen para kalit dhe priste qe karroca te terhiqte kalin. Ne kete mes nuk eshte cudi qe Kurti nuk leviz dot koken nga gracka e armiqeve te kombit tone, por e cuditshme eshte se si shume veta i besojne llafeve te Kurtit, pa vrare mendjen dhe shajne Ameriken. Me te djallezuarit jane ata qe nuk jane me Ameriken por shpallin vehten kalores te mrojtjes se vlerave Evropiane. Nga nje ane Evropa i thote hiqe taksen dhe nga ana tjeter i thote hiqe sipas teorise qe karroca te terheq kalin. Evropa nga frika e Amerikes dhe Rusit, nuk do qe konflikti i ngrire midis nesh dhe Serbeve te zgjidhet sepse, i hapen problem te brendeshme. Tani ajo pranon qe per hir te interest te saj te hiqet edhe idjote dhe te shpalle teoriine e reciprocitetit si zbulim gjenial te Kurtit. As me shume dhe as me pak, Evropa eshte kunder planit amerikan. Bile ajo ne fillim ishte akoma me “idjote”, qe nxiti Haradinin ta veri taksen dhe brenda nates e abandonoi Haradinin, sapo ai beri Mutin e Madh Shqiptar…etj…etj… Jeta eshte koleksion i zgjedhjeve qe ben njeriu ne jete. Me sa duket ne Shqiptaret bejme vetem Mut te Madh. Kete Mut te Madh ne e quajme patriotizem. Harojme se ky Mut I Madh mban larg miqte dhe gezon armiqte. Prandaj dhe jemi katandisur si kaposhi nje thele…

  6. qytetari says:

    Dhe thone qe ne Kosove,nuk ka te semure me corona virus:
    Albin corona-virus.eshte cfaqur aty dhe ne Shqiperi,shume me pare,se te cfaqesh ne Kine.

  7. Koba says:

    Z.Kurti Zbrit ne Toke .Amerikanet kane qene gjithmone Miq te medhenj te Shqiperise dhe Kosoves.Nuk do te kishte Shqiperi te sotme dhe Kosove te Pavarur pa SHBA dhe BE(kryesisht-Gjermani+Angli)

  8. Illyrian says:

    Nese nuk doni mallra nga Serbia, bojkotoni prodhimet serbe dhe nuk keni nevoje për taksë.
    Pra, lëreni në dorë të popullit të Kosovës, futjen e mallrave serbe.

  9. undefined says:

    Ore ja q…derri nonen kesaj puna cfare m…humbin apo fitojn koqet e Uashingtonit ne kete taksen kunder Serbise….duket me teper si nje “loje” e kurdisur Trump-Putin…per interesat e tyre….pastaj cfare m….paqeje eshte ajo e Kosoves kur trupat e USA nuk mundvte largohen qe andej se Serbia mund te sulmoj Kosoven….u be Serbia “perbindeshi” i Botes…..te shkerdhefsha Perendimin e pordhet e tyre qe i ka bere Serbia te flasin me vete….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje