Koronavirusi, Federata e Maqedonisë së Veriut, letër UEFA-s: Të shtyhet ndeshja ndaj Kosovës

12 Mars 2020, 11:54Sport TEMA

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut i ka dërguar një letër UEFA-s, ku i kërkon që të shtyhet ndeshja ndaj Kosovës, e vlefshme për “play off”-in e Ligës së Kombeve, për shkak të rrezikut nga koronavirusi.

Në letër theksohet se, problem nuk janë vetëm tifozët, por edhe fakti se shumë lojtarë luajnë në shtete me numër të lartë të personave të prekur nga koronavirusi.

Ndeshja është parashikuar të luhet më 26 mars në stadiumin “Todor Proeski”, në Shkup.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje