Rezultoi me koronavirus, mbrojtësi i Juventusit thyen heshtjen

12 Mars 2020, 10:53Sport TEMA

Mbrëmjen e kaluar u dha një lajm shumë i frikshëm për futbollin, pasi futbollisti i Juventusit dhe Kombëtares së Italisë, Daniele Rugani rezultoi pozitiv me Coronavirus.

Tashmë, ekipi i Juventusit dhe i Interit është në ankth, pasi mund të jetë infektuar nga mbrojtësi dhe gjithçka duket në kaos.

Pas komunikatës së Juventusit, Rugani ka folur për herë të parë, ku është shprehur:

“Po, kam Coronavirus, por mos u shqetësoni sepse tani jam mirë.

Do t’iu lutesha që të respektoni rregullat, pasi virusi nuk bën dallime.

Le ta bëjmë diçka të tillë për veten tonë, për njerëzit që janë përreth nesh dhe për njerëzit që duam.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje