Kërkon edhe ftesën e Shqipërisë A, Ipswich zyrtarizon grumbullimin e Armando Dobrës me Kosovën

11 Mars 2020, 14:24Sport TEMA

Armando Dobra është talenti shqiptar që po shkëlqen në Angli me klubin e Ipsëich.

Madje në takimin e fundit ndaj Cardif U-23 do të shënonte një gol “alla Mesi”.

Në intervistën e dhënë për “Sport Ekspres” gjatë ditës së djeshme, Dobra u shpreh se kërkon edhe ftesën e Shqipërisë A.

Vetëm para pak minutash, klubi i Ipsëich ka zyrtarizuar ftesën që i ka mbërritur lojtarit 19-vjeçar nga Shqipëria e Alban Bushit.

Pikërisht në ndeshjen që do të zhvillohet në fundin e këtij muaji kundër Kosovës U-21, e vlefshme për eliminatoret e Europianit.

Padyshim një armë shtesë kjo për trajnerin e Shpresave, pasi zotëron një lojtar që mund të zgjidh ndeshjen edhe i vetëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje