Leipzig nuk e diskutoi për asnjë moment kalimin në çerekfinalet e Champions League ndaj Tottenham.
Pas fitores 0-1 në Londër, ekipi gjerman mposhti 3-0 në ndeshjen e kthimit skudrën e drejtuar nga Jose Mourinho, duke i dhënë një leksion futbolli.
Ishte kapiteni i Leipzig, Marcel Sabitzer, ai që mbylli çdo diskutim me dy gola të shpejtë në minutat 10 dhe 21.
Goli i tretë për vendasit u shënua nga Forsberg, në minutën e 87.
Atalanta është zyrtarisht ndër tetë ekipet më të forta të Europës. Një arritje historike për italianët, që do të kishte me të drejtë faqet e para të çdo gazete në Itali, po mos të ishin shqetësuar pikërisht Bergamo nga makthi i koronavirusit.
Në Valencia, ekip i drejtuar nga Gasperini mundi për të dytën herë ekipin spanjoll me rezultatin 3-4, në një “Mestalla” pa publik pikërisht nga frika e virusit që po tmerron botën.
Protagonist i padiskutuar edhe një herë slloveni Josep Ilicic, autor i një pokeri fantastik, rezultat i dy penalltive të realizuara në pjesën e parë dhe dy gola vërtetë të bukur në të dytën.
Italianët dominuan por treguan edhe disa defekte në mbrojtje, me Gameiro që barazon dy herë.