Lumë kritikash në komente, Olsi Rama replikon me tifozët: Durim, fitojmë e humbim bashkë

10 Mars 2020, 19:09Sport TEMA

Partizani po kalon një krizë këtë sezon, ku as ndryshimi i trajnerit nuk ka sjellë shenja përmirësimi, përkundrazi situate sa vjen e rëndohet. Kjo ka bërë që tifozët t’i kundërvihen klubit dhe të lëshojnë kritikat për ta, duke nisur që nga trajneri Sormani e deri te drejtori sportive, Olsi Rama.

Ky i fundit ka postuar disa foto, ku shihet nën praninë e presidentit Demi duke parë punimet e stadiumit të ri të Partizanit, ndërsa premton se shtëpia e re do të jetë gati së shpejti.

Por tifozët nuk kanë ngurruar të komentojnë dhe të kërkojnë shpjegime nga Rama mbi gjendjen apo tematika të lidhura me klubit. Ndërkohë drejtori teknik i Partizanit nuk i ka lënë pa përgjigje shqetësimet e ngritura, duke shkëmbyer replika me komentuesit.

Rama thekson se përgjegjësi për krizën momentale të rezultateve e mbajnë të gjithë ata , madje duke nisur që nga vetë ai i pari.

Ndërsa vendi i Sormanit në stol nuk duket aspak i lëkundur, teksa Olsi Rama është i bindur për të vazhduar me të, ndërsa nga tifozët kërkon vetëm durim.

1 komente në “Lumë kritikash në komente, Olsi Rama replikon me tifozët: Durim, fitojmë e humbim bashkë”

  1. Olsi ramadani says:

    Ky eshte aty per te pastru leket e Rames. Clidhje ka ky idiot me futbollin?
    Ose ai qe e mban e mban afer me myll naj tender…
    Kto jane hajdute dhe injorante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje