Tronditet Partizani, Gaz Demi shkarkon Olsi Ramën?!

10 Mars 2020, 11:51Sport TEMA

Humbja e fundit ndaj Vllaznisë në Shkodër me rezultatin 1-0 mund të lërë pasoja të mëdha në klubin e Partizanit.

Disfata nuk ishte vetëm ajo e fushës së lojës, por ishte e gjithë sezonit. Kampionët ngrejnë flamurin e bardhë dhe nuk arrijnë të mbrojnë titullin kampion. Në fakt, e japin paksa me turp…

Presidenti Gaz Demi është pak të thuash i zhgënjyer dhe emri i parë në listën e përgjegjësive është ai i Olsi Ramës.

Drejtori i Përgjithshëm i të kuqve ka patur besim absolut nga presidenti dhe fuqi të plotë vendimarrjeje. Situatat u rrokullisën shpejt për zyrtarin e “Demave”, pasi petku i kampionit peshoi rëndë dhe nuk mundi ta mbajë. 

PËRPLASJA – Telesport mëson me burime pranë klubit të kuq se humbja ka sjellë dhe përplasje mes drejtuesve. Olsi Rama momentalisht është në fije të perit, për mos thënë i shkarkuar.

Për të vetmen arsye se presidenti Gaz Demi shpesh herë ka kthyer dhe vendimet e tij. Krisja këtë herë është e thellë, ndërsa nuk dihet nëse është e rikuperueshme!

9 komente në “Tronditet Partizani, Gaz Demi shkarkon Olsi Ramën?!”

  1. Vl says:

    Me ne fund nje lajm i mire ne kohen e koronavirusit

    1. Kalec Dega says:

      Do ti ket shkuar formulari nga OFL!

    2. xyz says:

      Erjon Braçe u bo tifoz i Tironës tani

  2. Operacioni Zjarri says:

    Po çfare te presesh nga ai lloj geni perveç deshtimit

  3. Ilir says:

    Të bën përshtypje një cilësi e njëjtë për të dy djemtë e Kristaqit : megallomaninë .
    Cilësi që ky i vogli e çfaqi kur largoi trainerin Skënder Gega, i cili e trajnoi drejt titullit Partizanin e Madh.

  4. Ilir says:

    Të bën përshtypje një cilësi e njëjtë për të dy djemtë e Kristaqit : megallomaninë .
    Cilësi që ky i vogli e çfaqi kur largoi trainerin Skënder Gega, i cili e trajnoi drejt titullit Partizanin e Madh.
    Olsi Rama do të bëjë mirë të vet-largohet, para se Presidenti ta largojë.

  5. Gruda says:

    Olsi Rama nuk duhej emeruar drejtor,se ai e ka ne gen familjar si vellai i tij Edi mashtrimin,mburrjen dhe pa aftesine!
    Cfare lidhje kishte Olsi me futbollin?
    Nje mut!
    E kam thene qe ne fillim se traineri i Partizanit do te deshtonte sepse ishte i pa afte!
    Kete vit nuk kam pare asnje ndeshje te Partizanit qe te justifikoje titullin kampion!
    Edhe traineri duhet shkarkuar dhe te behet nje spastrim tek shumica e futbollisteve!

  6. Lani says:

    Si nuk ka frike nga diktatori Edi Rama ky Gaz Demi?!?

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Jemi ne fazen e dyte. Lojtaret dhe trajneret perfshihen ne pazaret e ndeshjeve,te vetemit jane ata qe luftojne per titull,ose per mbijetes,per daljen nga kategoeia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje