Anulohet miqësorja me San Marinon, Sllovenia në dyshim prej trajnerit Reja

9 Mars 2020, 16:44Sport TEMA

Tashmë është zyrtare, ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe San Marinos, e programuar për t’u zhvilluar më 27 mars në Itali, nuk do të luhet.

Vendimi është marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit, pas zhvillimeve të fundit në vend, për shkak të përhapjes së koronavirusit Covid-19 edhe në Shqipëri.

Pas shpalljes së karantinës në Italinë e Veriut, ku ndodhet edhe San Marino, lojtarët dhe përfaqësuesit e saj e kanë të pamundur të lëvizin, çka hodhi poshtë edhe mundësinë e zhvillimit të ndeshjes në Shqipëri, ose në ndonjë shtet tjetër.

Në dyshim është edhe sfida e 30 marsit, kundër Sllovenisë. FSHF-ja ka Federatën Sllovene të Futbollit për mundësinë e luajtjes së miqësores së 30 marsit në vendin tonë, por ende asgjë nuk është konfirmuar.

Gjërat vështirësohen pasi trajneri i përfaqësueses sonë, Edy Reja, ndodhet në “zonën e kuqe” në Itali, dhe e ka të pamundur të lëvizë edhe ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje