Më shumë se 3 vite “agjërim”, çfarë rekordi negativ për Ronaldon

9 Mars 2020, 12:18Sport TEMA

Ai ka pasur një ndikim të madh me fanellën e Juventusit, por Cristiano Ronaldo kthehet në një futbollist normal, kur bëhet fjalë për goditjet e lira. Përmes këtij specialiteti themelor dhe të spikatur të tij në të kaluarën, kampioni portugez nuk ka shënuar asnjëherë me fanellën bardhezi.

Ekzistojnë 40 përpjekje nga goditjet e lira (të drejtpërdrejta) nga CR7, në të cilat thjesht nuk mundi ta gjejë shënjestrën e duhur. Nga këto, 11 goditje janë pritur nga portierët kundërshtarë, 3 goditje jashtë kuadratit dhe 26 të tjera në barrikadë.

E fundit ishte mbrëmë, pikërisht në ndeshjen e madhe kundër Interit. Kampioni i datëlindjes 1985 nuk ka shënuar kurrë në Serie A me një goditje të lirë.

Po sa kohë ka pa shënuar së këndejmi Ronaldo? “Agjërimi” i tij në këtë drejtim ka filluar prej më shumë se tri vitesh. Goli i fundit i portugezit nga goditja e lirë në kampionat daton më 16 nëntor 2016, në një derbi mes Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Gjërat nuk janë më të mira në Ligën e Kampionëve, e cila ka qenë gjithmonë shtëpia e CR7. Sipas asaj që raportohet nga “Opta”, 25 goditjet e lira të fundit të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” në Kupat e Evropës nuk kanë përfunduar në gol. Një tabu e vërtetë, që CR7 është thirrur për ta prishur në angazhimet e ardhshme delikate.

2 komente në “Më shumë se 3 vite “agjërim”, çfarë rekordi negativ për Ronaldon”

  1. pilafi says:

    Autori i ketij shkrimi asht tifoz i morrit Mesi.
    Le te vij morri dhe ta provoi te luaj ne kampionati italian, thjesh nje zero e madhe.

  2. Te tregosh qe Ronaldo nuk shenon me goditje denimi nuk tregon se je tigoz i Mesit. Por edhe tek Real Madridid megjithese goditi 115 goditje denimi ai ka bere vetem 3 gola. Specialiteti i tij jane penalltit ka 35-40% te golave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje