Sikur mos të mjaftojë ecuria e dobët që Partizani është duke kaluar, një faktor tjetër që po ndikon tek humbjet e të kuqve janë edhe gjyqtarët.
Në ndeshjen e sotme mes Vllaznisë dhe Partizanit, arbitri kryesorë Kreshnik Cjapi vendosi në mënyrë të dhunshme fituesin e kësaj sfide.
Cjapi ishte protagonisti absolut i takimit, ku me vendimet e tij skandaloze vendosi dukshëm rezultatin e ndeshjes.
Episodi i parë ishte në momentin e penalltisë së akorduar në favor të Vllaznisë në minutën e 33-të të takimit, ku akordoi një 11 metërsh në favor të kuqebluve, me arsyen se topi u prek me dorë nga Hakaj.
Siç shihet nga pamjet duket qartë që topi bie fillimisht në gjurin e Hakajt, dhe pse më pas e prek fare lehtë (ose apsak) dorën e mbrojtesit të kuq.
Ajo qe e bën edhe me shumë qesharake këtë 11 metërsh, është fakti se arbitri anësor që ka një pamje fare të pastër nuk e jep penallti duke vijuar lojën e rregullt, ndërsa kryesori pasi e lejon dhe ai fillimisht kthehet mbrapsht duke akorduar penallti.
Rasti me flagrant është ai më pas i minutës së 84-të, ku Kreshnik Cjapi në mënyrë absurde nuk jep një penallti të pastër në favor të Partizanit.
Në video shihet qartë ndërhyrja e gabuar e mbrojtësit të Vllaznisë Adili, i cili shtyn Brojën duke e hedhur në tokë.
Pamjet nuk kanë nevojë për koment, por vetëm të tillë arbitëra, në një kampionat si ky i joni, vendosin të jenë ata “Zot” të një ndeshje. (TemA)
Morrat e kuq po ikin per lesh ,dhe e paska fajin gjyqtari Shtrengoni bythen komuniste te kuq
Fashist robqim, shiko sumen tate se e ke te cpume ketu e 70 vjet o halabak …
penallti ashiqare ajo e Partizanit dhe penallti qe u dha per vllaznin nuk eshte penallti Topi n e ka prekur ne fillim me gju