Gjyqtari masakron Partizanin në humbjen ndaj Vllaznisë. Kukësi “lan duart” me titullin

9 Mars 2020, 20:04Sport TEMA

Janë mbyllur dy sfidat e Superiores në Korçë dhe në Shkodër. Skënderbeu ka mposhtur Kukësin me rezultatin 2-1, ndërsa Vllaznia ka fituar në sfidën përballë Partizanit me rezultatin e ngushtë 1-0.

Në të dyja sfidat në fakt, gjithçka u vendos që në pjesën e parë. Skënderbeu shënoi dy herë brenda 10 minutash, me anë të Bregut (24’) dhe Ditës (34’).

Këto dy gola të shpejtë, shokuan Kukësin, që u mungua të reagojë me golin e Et’hemit në minutën e 40-të, por nuk arriti të shmangë humbjen në stadiumin e Skënderbeut.

Edhe Partizani duket se e ka humbur shkëlqimin dhe prej disa javësh, nuk po i largohet dot rezultateve negative. “Demat” u thyen sot në Shkodër, nga një penallti e Gilman Likës në minutën e 35-të.

Kukësi me humbjen në Korçë mbetet 9 pikë larg Tiranës pas 26 javësh kampionat dhe titulli kampion, duket një mision i pamundur. Ndërsa Skënderbeu ngjitet në vend të katërt, me 41 pikë, aq sa ka dhe Laçi një pozitë më lart.

Partizani mbete në kuotën e 38 pikëve, në një pozitë të ulët si vendi i gjashtë, ndërsa Vllaznia, merr tri pikë jetike, duke shkuar në 35 pikë dhe duke iu afruar Bylisit.

Edhe në këtë ndeshje, Partizani u masakrua nga gjyqtari.

Fillimisht arbitri dha një penallti qesharake për Vllazninë, ndërsa në fund i mohoi një penallti flagrante Partizanit, duke vendosur kështu i vetëm ndeshjen.

SUPERIORE, JAVA 26

VLLAZNIA – PARTIZANI  1-0

G. Lika (p) 35’

SKËNDERBEU – KUKËSI  2-1

Bregu 24’, Dita 34’ / Et’hemi 40’

 

5 komente në “Gjyqtari masakron Partizanin në humbjen ndaj Vllaznisë. Kukësi “lan duart” me titullin”

  1. xyz says:

    M’raft pika mu!
    Osht sëkëlldis bibilushi!

  2. Zigur Qarri says:

    dihet botërisht që e fiton tirana
    kam muaj që jua kam thënë
    para se të merrte kryesimin
    mashtrimi në sy të të gjithëve

  3. Forever red says:

    Po pushoni o gore te qelbur .o Fation o debil me Partizanin jam dhe un po nuk eshtefaji i arbitrave kryesor po i mikut tend Olsi qe mashtroi Gaz Demin e gjith tifozat me menaxhimin skandaloz . Ky Partizan sqe ndertuar kurre per titull . Ky u ndertua per pazaret e juaja ne dem te ndjanjeve te qindra e mijerave tifozeve te kuq

  4. Adrian says:

    eshte vendosur kater muaj me pare qe kampionatin e merr Tirona …..Partizani do vuaj deri ne fund nga arbitrimi eshte vendim i fshf dhe armand dukes …ka pguar shume Halili Pa federaten nTirona do qe ne fund te tabeles sic qe fazen e pare e te dyte

  5. Ar2r says:

    duhet tja japin Tirones kampionatin se kane 100 vjetorin minjte e bashkise dhe Federates

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje