LSI në sulm, e "hedh" gazetari Laze: Në katin e 3-të të Infektivit, ka pacientë me sëmundje të tjera. E "pret" Vasili: E papranueshme, duheshin evakuuar

12 Mars 2020, 22:28Politika TEMA

Gazetari i TV Ora, Elio Laze, në një lidhje direkte me “360gradë” nga Artur Zheji tha se tek Infektivi ka pacientë në katin e tretë që nuk janë të infektuar me COVID-19, por që rrinë në të njëjtën ndërtesë me të prekurit.

Laze: Sot kemi parë pacientë që kanë ardhur për tu ekzaminuar për koronavirus. Ajo që na ka bërë përshtypje një pasaktësi e deklaratave të ministrisë.

 Është thënë që këtu është karantina, por në katin e tretë ka pacientë të tjerë që nuk janë më COVID. 

Nga stafi mjekësor është shprehur si një problematike zhvendosje në repartet e tjera pasi nuk kanë pajisjet e duhura. 

Vasili: Kjo situatë duhej evituar në mënyrë absolute. Duhej bërë një plan evakuimi i gjithë repartit. 

Spitali duhet të ishte në shërbim të pandemisë.

1 komente në “LSI në sulm, e “hedh” gazetari Laze: Në katin e 3-të të Infektivit, ka pacientë me sëmundje të tjera. E “pret” Vasili: E papranueshme, duheshin evakuuar”

  1. Lomi says:

    dolen b..q.. e LSI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje