Njerëz të poshtër dhe të epërm

12 Mars 2020, 21:29Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Na ra kjo ‘murtajë’ virusi dhe u pa kush ishte kush.

Ata që shkuan në botën e amëshumeme, ata janë tjetër gjë, nuk po shikojnë më sa njerëz të ndryshëm lanë pas. Por këta që mbetën, këta i ndau e keqja duke i caktuar në vendet e veta: Ata që kanë lindur dhe rritur si njerëz ‘të poshtër’, ata patën rastin ta tregojnë veten para të gjithëve.

Të tjerët, që qëndrojnë ‘të epërm’, ata janë duke u ‘shkëlyer’ në luftë për të shpëtuar jetë njerëzish: Mjekë, policë, infermierë, qeveritarë, njerëz të biznesit, fëmijë para prindërve dhe prindër para fëmijëve…

Këtu mes nesh si shqiptarë, kemi përdorur një aforizëm madhështore ‘Ra ky mort e u pamë!’. Disa njerëz e kanë marrë sikur ‘u pamë në mort, se kishim kohë pa i dhënë dorën njëri tjetrit!’. Jo, jo nuk është kaq banale, aforizma e kombit tonë është e thellë, sa ç’është vetë kombi dhe eksperienca e hidhët e tij. Kombi i ka parë njerëzit e poshtër në pasqyrën e ditës së keqe, në ditë zie, në ditë zjarri, në ditë urie, në ditë vdekjeje dhe sëmundjeje. Ky është ekrani që zoti e solli në Tokë para çdo interneti për të ndarë njerëzit në dy llojet.

Tani jemi në sëmundjen vdekëse të virusit të panjohur ‘corona’, që larg!, mund t’i lërë familjet përgjysmë, ose vetë kombin në shterje. Janë prerë, domosdoshmërisht, lidhjet me botën, mes qyteteve, mes familjeve, mes të diturës dhe të panjohurës. Një gjendje e rëndë!

Këta që po krenohen nëpër skuta, në këto ditë asfiksie njerëzore, këta erdhën ‘në mort’ dhe dëshmuan se janë të poshtër. Disa po presin të marrin pushtetin mbi numrin e madh të kufomave, disa po ‘ankohen’ se po shkelen të drejtat demokratike duke ‘ngrirë’ lëvizjen e virusit përmes lëvizjes së njerëzve, disa thonë se ‘është mbushur Mali me Gropa’; disa se ‘janë mbushur spitalet’, disa përgjojnë te vrima e derës e spitalit ku vdiq pacientja e parë, të tjerë thonë se ‘një grip i thjeshtë është’. Nuk lënë ligësi pa thënë në facebook… Këta hapin fjalë dhe kryejnë akte që u presin krahët të gjallëve dhe të epërmve.

Kombi ka histori të gjatë dhe besoj ‘të pashoqe’ me vendosjen e ‘të poshtrës’ dhe ‘të të epërmes’ në vendin që i takon. Por e kurseu ‘të poshtërën’ edhe për njerëzit e llojit; asnjëherë nuk iu drejtoi gishtin një për një. Historia emërtoi botërisht me ‘të epërm’ dhe ‘të poshtëm’ fshatra, lagje, ara, rrëpira, male…, por jo individë.

Ka ‘Kthellë e Epërme’ në Mirditë, por nuk ka ‘Kthellë e Poshtme’; sepse historia nuk e bën këtë- që të vërë gishtin mbi disa banorë se kanë fshat ‘të poshtëm’. Ka Poshnjë në Berat (atje poshtë), por nuk ka mbi krye një ‘të epërm’ se atëherë do të krijohej konflikti. Ka bjeshkë të Namuna, por ka edhe ‘mali i Diellit’ dhe ‘Guri i Nuses’. Bjeshka e Namun, kur mori këtë emër mallkimi, kishte kryer një akt të kobshëm- me siguri- kundër jetës së njeriut, njësoj si morti ku dallohen i poshtëri dhe njeriu tjetër, por atje nuk jeton njeri…

Pse e ka kursyer kombi individin e tij, edhe pse e ka ditur se është ‘njeri i poshtër’?. Ky është edhe diskutimi shumë i gjerë që zhvillohet e vdes mes nesh. Sigurisht që është një mirësi e kombit që ‘mallkimin ia lëshon malit’ e jo njeriut, dhe kjo është një gjenialitet. Por kombi shpesh ka ngecur para njerëzve të këqij e nuk ka mundur t’i çmontojë e të zhvillohet. Fajtori është te qeveritë që ka zgjedhur kombi; këta janë krijuar jo vetëm për të izoluar ‘Virusin’, por edhe njeriun e poshtër. Askush nuk të hip në kurriz, nëse ti nuk përkulesh para tij- thotë populli ynë.

Po pse bëhen ‘të poshtër’ në ditën më të keqe? Për dikë- dikë, dita ‘e keqe’ jotja, është ‘ditë më e mirë’ për atë. Si kësaj here, kur kombi ka shkuar në reanimacion për shkak të një virusi nga bota… I ligu (i sëmuri) është gati të pranojë edhe marrëveshjen më të keqe. Shumë politikanë mes nesh që kanë sunduar, kanë grabitur, kanë rrënuar e kryer krime, këta e kanë prapë gati kontratën për ditën e ‘mortit’. Ata duan prapë të bëhen ‘Zotër’, por në ditë të mirë nuk munden; ata pse nuk bëhen dot zotër nuk bëhen dot as njerëz. Presin një jetë për t’u ngjitur në majën e halleve të popullit; jo me qëllim që të shikojnë jetën e zorshme të njerëzve, por që populli t’i shikojë këta në majë…

Historia ka pagëzuar mijëra herë më shumë me emra ‘të epërm’, edhe pse njerëz të poshtër bëjnë më shumë dëm.

30 komente në “Njerëz të poshtër dhe të epërm”

  1. Realisti says:

    I dashur Prec! Merre pak me shtruar dhe shikoje boten me me optimizim. Ja psh, une e kuprova Salen qe me dhjetor te 1990. Nuk u futa kurre ne PD dhe nderkohe e urrej edhe sot Enverin tone. Kur mu dha mundesia mblodha rrobat e mia dhe ika nga Shqiperia. Por po te them dicka qe ta kesh ti ne mendje dhe shume si puna jote qe shruajne kaq shume tani. Une nuk ika nga Sala. Ai ofroi kontributin e tij me aq sa dinte apo bente sic i thonin. Kjo eshte edhe demokracia qe donim. Une problemin e pata me njerez si puna jote qe jane teper teper shume e qe i mbajten ombrellen Sales dhe e ngriten atje ku arriti me ndihmen e te gjitheve ju qe e shani sot. Ti e kuptove 2 vjet te shkuara se kush eshte Sala. Po te tjere kokepalare qe vazhdojne e vene nga mbrapa a e di ti pse vazhdojne akoma pas tij..? Sepse atyre akoma nuk u ka dale gjume qe te doli ty se u molepsen per vite me rradhe nga shkrimet e tua per Salen. U duhet me shume kohe te tjereve…
    Boll na bete opinionistin se na cate derrasat

    1. Alfred says:

      Me ty o Frrok po shihena vec ne mort! ….

    2. frroqe propaganda e frontiit te nexhmies says:

      Bravo bos. Sala shtazaraku nuk i beri vetem paudhesite e veta, pati nga mbrapa sa e sa oborrtare te zgjuar dhe te poshter, Frroqja, Pollo bjondonemcja, Balliu Fahriu. Frroqja dhe balliu fahriu kane qene gazetare te zeri i popullit, sorrat e dreqit. Pollo nemcja erdhi nga Austria si pidh i bukur per t’i bere fresk Sale shtazes. Phyt, burra kurva jane, i shpelafte murtaja sot, neser

    3. Dashamiresi says:

      Realist, çdo njeri nuk njihet se i çajne barkun dhe shikon se çfare ka ne te, se mut ka, por njihet nga ato qe thote sepse ato ja zbulojne dhe mendimin, qofte i fshehur apo i hapet realist ashtu si paraqitesh ti por ne fakt nuk je. Shprehja e fundit te nxierr zbuluar, prandaj kujdes per vete se do ftohesh dhe behesh mbartes i gripit, ne qoftese nuk je. Frroku ne shkrimet e tij, ka shume kohe, po çfaq hapet ndjenjen e urrjtejes per te keqen e vendit dhe njerzeve dhe mire ben. Valle e kuptojne njerezit? E kuptojne por fatkeqesia eshte se ata si ti nuk e duan qe ky te flase ne kete menyre, se nuk te intereson ty jo vetem financiarisht, por i tille je ndertuar qe ne plazme. kromozomet e tya jane ndertuar ne nje menyre te tille si i do shpirti i atij qe nuk i do te tjeret veç vetes dhe goja si organ i te ngrenit dhe te lehurit (nuk perfaqeson te folurit ne disa raste) sherben tamam si coronavirusi. Te faleminderit Frrok per ato qe thua, por dikur nje miku im me tha: kalonte nje udhetar me nje traste ne dore. E pyeta çfare ke ne traste? Kam dreqer me tha; Jane te mire i theme, do me japesh nje mua? Fut doren e merr se te gjithe njesoj jane, me tha. Dhe keta si “Realisti” apo Saliu, njesoj jane Frrok e nuk behen njerez; dreqer kane per te ngele, vetem ne tu largohemi si coronaviruesit, mundesisht me shume se 1 meter!

      1. Plani 5te pesevjecar says:

        Ti dashamires ke ardhur si pordha neper breke me fjalet qe ke shkruar por Realisti e ka ngulur thiken tamam atje ku eshte plaga. Te injoranca jone si komb.
        Nje bravo e vecante per komentin e Realistit.

    4. Asd says:

      Te lumte. Shume dakort.

    5. Drejtesia e munguar says:

      E ke qare fare. Por e bukura eshte kur i rrefehesh Frrokut si Prec qe ne fillim. Kur mbarova se lexuari komentin e kuptova psene. Kombi yne eshte ne injorace te papare. Prec Zogaj dhe Frrok Cupi nuk kane ndonje difference per sa ka ndodhur me Salen. Ky eshte edhe kombi yne.

  2. Tomori USA. says:

    Nderime zoti Frok Cupi, per artikujt shume domethes per ate, qe ka pese para med.
    Mezi i presim shkrimet tuaja. Pena tu befte pushke.

  3. YMER GELBAZA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE ASTRIT PATOZIT says:

    KY FRROKU E KA SURRATIN SI BYTHA E SALI BERISHES APO PETRIT VASILIT BILES EDHE ME KEQ FARE

    1. xx says:

      cfar te besh kur ke mundesi te besh edhe ti gjoja komente por ate gelbazen qe e permend gjithmone une kam bindjen se ti je ajo.

  4. Revizori says:

    O ti frymor i ndyre zvarranik, qe shkruan me kete gjuhe kafsherore.
    Nuk te them dot “o njeri”, sepse ti nuk hyn ne radhen e njerezve.
    Faleminderit qe erdhe sot ketu ne kete faqe gazete, per te na kujtuar se çfare kafshësh jane ata qe e quajne veten “berishistë”.
    Pavarësisht fjalorit te ulet, ti ke nje funksion – je metoda me e mire per te dalluar njerezit nga kafshet si puna jote.
    Ti sapo i bere pa dashje nje sherbim te vyer Edi Rames. I ke shtuar si votues te gjithe ata qe kane lexuar shkrimin e Frrok Çupit dhe komentin tend prej zvarraniku.

  5. eda says:

    Ekswlente dhe shume e sakte.
    Dihet kush eshte i poshtri , djalli ne kete vend.
    Madje tani nuk eshte 1 , pra ai Z. Sali, ka edhe te tjere qe kane shkelur mbi kufoma sikunder ai, Presidenti me shpurren e vet.
    Edhe ne kete situate e treguan veten padashur, por ashtu instiktivisht se instikti i con vetiu drejt kufomave dhe morteve. Mbase shuhen njehere e mire me sua e sorrollop cfare kane nga mbrapa.
    Mallkimet e popullit zene , kjo eshte e vertete dhe e vertetuar. Ketu jemi dhe do shofim.

  6. Aules says:

    Frrok Ç(aj)upi se ç’më kujton plehrën Kadare që pasi brumosi brezin e ri me trimëritë e ENVER HOXHËS, u kthye në disident i regjimit ku ai( Kadare) ishte N/Kryetar i Frontit Demokratik, kupto zëvëndësi i Nexhmie Hoxhës, dhe përmirte në çfarë kishte shkruar e kishte ngrënë pa u distancuar nga vepra e mëparshme.
    Po një lloj edhe Çup Frroku në rradhë të parë të distancohet nga koha e dhjerë e idhullit të zemrës Sahale Berishës dhe pastaj të pretendojë ta besojmë në çfarë shkruan.

  7. Altin says:

    Nuk dua te hyj ne polemika me kerkend dhe pse kam mendimin tim per cfar op ndodh e ka ndodh ne kete vend te bekuar po nuk do i hiqia asnje presje ketij shkrimi.
    Faleminderit zoti shkronjes.

  8. Suda says:

    Komplimente per shkrimin, ai qe ka sy dhe i dhemb per ate qe po ndodh, di te dalloje murtajen e ketyre viteteve me virusin e ketyre diteve. Jane mbledhur si hijenat ku ne studio te veçanta me drejtues emisionesh po bejne misione te rekomanduara nga ata qe ferkojne barkun dhe numerojne viktimat, per te ardhur ne pushtet. Si mundet nje drejtuese emisioni ku bashkepunon me nje qytetar dhe skenon nje histori sikur, i semuri me dyzet, ka shtate dite nuk i pergjigjet 127, vertetohet se i semuri ishte ne temperature prej tre ditesh ne 38. Kjo duhet kallezuar boterisht ne prokurori si oake me nje mashtrues, ku te dy bashke perhapin destabilizim. Kjo eshte Eni Vasili, as nuk u skuq e as nuk u terhoq, kur u vertetua e kunderta. Turp turp turp.

  9. Pjeshka says:

    Respekt z.Frok!Je kthyer perseri ne penen e arte te viteve 90 ku diskretiton nje klase te palbur politike opozitare qe kishte 20 vite qe merrte pushtetin me vrasje e vjedhje dhe jo me vote,pasoje kjo qe ata edhe ne mort kerkojne te qeshin e ligjerojne pas nuk kuptojne dot se si masat e popullit i kane braktisur ne kete fare derexheje kur ishin kandidate per faraone ku vetem varret e tyre nuk kishin bere gati ndersa te gjitha paudhesite po!Kafshen e eger trajtoe si te duash ,eshte iluzion se ajo mund te jete zbutur prane njeriut,nje dite ajo nxjerr dhembet e saj per te te kafshuar e thojnje per te shkateruar gjithçka!Ky ishte edhe gabimi qe beri Shqiperia pas 90 se mendoi se ne demokraci ka te drejte edhe kafsha e eger te sundoje njerezimin!kafshet lindin te tilla e kafshe vdesin ,ndaj kujdes ndaj tyre!

  10. Nik says:

    Vetèm tè jet i sèmur psiqik pèr karrige qè pèrfiton nga viruset pèr tè sulmuar qeverin.E pèrsèrita dhe dje pèr tè njèjtin problem e djathta italiane fratelli di italia me anèn e Melonit deklaroj se pèr tè votuar financiaren nè kèto kushte nè rradh tè parè vjen atdheu dhe ne i pèrgjigjemi situatès pèr tè ndihmuar qeverin sepse nuk èshtè koha pèrr opozit.

  11. Ilia says:

    Faleminderit Frrok per artikullin! Historikisht ne Shqiperi njerez fisnike, te ditur, idealiste, te zot, patriote kane lene nje amanet te tyre: mos therrisni ne ceremonine mortore njerez qe mezi presin qe zoti te me marri e ata te mbajne fjalen e percjelljes!

    1. Titi says:

      ASHTU SI FROKU PO BEN DHE MEROJA.NA E BEN SALIUN SKENDERBE PER 20 VJET,TANI KALUAN YBERIN($).KAQ BUDALLEJ I DINI NJEREZIT JU ISH GAZETARET E KOMUNIZMIT???

  12. LIGJEVENESI says:

    O z Realist! Ti mire qe mblodhe rrobat dhe u sistemove diku ne Eurpe dhe ne jetuam ketu, nene udheheqjen e lavdishme te sh Sali. Ketij Saliut tend, askush nuk i tha te rrihte me shpellaret e vet, kundershtaret politike, askush nuk i tha te mbushte kutite e votimit e vitin e mbrapshte 1996, vit qe u pasua nga dy vite te tjere me te zinj, askush nuk e mesoj qe te mbyllte skandalet e te birit, ministrave, dhe te zv k/ ministrit, me k/prokurorin, me gjykatesit e frikesuar prej tij, dhe me keq akome, duke vrare deshmitaret ne gjueti. Dhe pasi vrau 4 vete ne bulevard, bente ironi, duke levduar veren e darkeqerasesit qe doli ne vidion e ministrit te tij. Z Realist ky eshte S Beridha, njeri i pa perseritshem me ligesine e tij. Sa per artikullshkruesin, ai eshte Frrok Çupi, dhe jo z Preç, siç e quan ti. Dhe Frroku, tek gazeta RD, mundohej ti quante gabimet e monstres S Berisha, si gabime te nje vendi me femokraci te brishte, si pasoj e kohes me regjim komunist, qe kaluam.

  13. qytetari says:

    Nje popull dhe mund te bej gabimin,i helmuar nga propaganda,qe mund te zgjedhe dhe nje monster.
    Por ne qofte se eshte nje popull per se mbari,ai i shgenjyer keq.ngrihet dhe e merre perparara kete murtaje.
    Mbas kesaj ata qe do te vine mbas,mendohet se do te jene me te mire,qofte dhe nga frika,duke pare nga patkonjte e te pareve.
    Mirpo historia ketu vazhdon te tregoje,qe ne jemi me shume se pordhe e ftohte,ku rezistencen e vetme vazhdojme ta bejme duke lehur brenda mureve te kafenese,por dhe ate duke lehur shpesh ne drejtimin e gabuar.

  14. luani says:

    Per Aulesin Frokun dhe Kadarene
    Te gjithe njerzit e botes pa dallim jane pergjegjes per cdo te keqe qe i ka ndodhur dhe ndodh botes. Por te gjithe nuk mund te gjykohen e denohen. Prandaj duhet te edukohemi dhe ndricohemi per te pare me thelle dhe me gjere, per te bere nje fare renditje te fajeve dhe vlerave per secilin. Te futesh Kadarene,( vlere qe na e ka zili gjithe bota) ne listen e se keqes eshte injorance e thelle. Per Frokun: Nuk ka dyshim se Froku per interesin e vet, si gjithe qeniet e kesaj bote, plot e plot here i ka sherbyer edhe te keqes. Kur gjykojme konkretisht ketu, ne radhe te pare te shikojme ate qe ai po na thote ne kete moment, sa e drejte, e vertete dhe e dobishme eshte. Ne 1997 Frpku shkruajti shkrimin gjenial: PAQJA MORTORE E FAJDEVE (Koha Jone), ne te cilin paralajmeroi shume heret popullin shqiptar per tragjedine qe po vinte, por ne nuk patem sy dhe veshe ta degjonim.
    Duhet te pershendetim e inkurajojme cdo gje te mire e pozitive, pa e gjykuar kush e e ben, ashtu sic duhet te jemi te ndjeshem, te zgjuar e kritike per cdo te keqe, pamvaresisht kush eshte autori i saj. E vtmja mundesi per te ecur dhe qene produktive.

  15. luani says:

    Sakte e bukur o qytetari. Gjermanet e ngriten vete ne krye monstren Hitler, por si nje nga popujt me vitale te botes e kuptuan, pranuan dhe korrigjouan te keqen: Gjermanet e sotem jane krenaria e botes dhe modeli i zhvillimit. Kurse ne shqipot, mjerisht patem dhe kemi ADN vetem sa per te mbijetuar: Te shperndare si zogjte e korbit ne mendime dhe veprime.

  16. Z says:

    Frok CUpi ky mercenar!

  17. Nje qytetar says:

    Luani ka folur edhe per mua.

  18. Alban Dega says:

    FRROK CUPI ESHTE NJE FILOZOF PER ATA QE DINE TE LEXOJNE!

    FRROK CUPI ESHTE NJE MERCENAR PER MERCENARET E SE POSHTMES , PER ZHURMUESIT E TE POSHTURVE!
    FRROK CUPI ESHTE FRROK CUPI … HAN BUKE VETEM!

  19. ALBAN DEGA says:

    TE HESHTIM APO TE MOS HESHTIM !?

    – Nje mesazh per artistet, mendimtaret…. tribunet e lirise dhe mercenaret….dhe mbare shqiptaret!

    – “E para eshte fjala” … fjala e lire e njerezve te lire jo e

    -Nga Alban Dega , Nju Jork

    Te heshtim apo te mos heshtim….Pergjigjen e shkelqyer kesaj pyetjeje qe i mundon shume jo vetem shqiptaret e ka dhene ne menyre te persosur Nobelisti i famshem Cifut Elie Wiesel ne Romanin e tij te famshem “Nata” . Zoti e bekofte !
    ” Ne Gjermani ata erdhen fillimisht per komunistet dhe une nuk fola. Nuk fola sepse une vete nuk ishja komunist.
    Atehere ata erdhen per Cifutet e une perseri nuk fola. Nuk fola sepse une vete nuk ishja cifut.
    Me vone ata erdhen per sindikalistet dhe une perseri nuk fola. Nuk fola sepse une vete nuk ishja sindikalist.
    Pastaj ata erdhen per Katoliket dhe une perseri nuk u ndjeva. Une nuk fola sepse une vete ishja protestant…
    Me ne fund ata erdhen per mua dhe atehere nuk kishte mbetur askush te fliste…”, thote Prifti Martin Niemoller duke folur per diktaturen naziste ne Gjermani.
    A nuk ndodhi keshtu edhe me diktaturen komuniste ne Shqiperi… Une nuk fola. Ti nuk fole. Ai nuk foli. Ne nuk folem. Ju nuk folet…. Ata nuk folen!
    E filloi me bashkepunetoret e fashizmit ne nuk folem. Ne heshtem sepse ne nuk ishim bashkepunetore te fashizmit!
    Ata erdhen per bashkepunetoret e anglo-amerikaneve dhe ne perseri heshtem. Heshtem sepse vete nuk ishim bashkepunetoret e anglo- amerikaneve!
    Me vone ata erdhen per agjentet e jugosllaveve, ruseve, kinezezve, te dreqit e te birit…. Ne nuk folem sepse vete nuk ishim agjente te tyre!
    Atehere ata erdhen per prifterinjte, hoxhallaret, dervishet, popet… Ne e qepem bile edhe u bashkuam me ta duke ngritur zerin e doren edhe kunder Zotit!
    Me ne fund ata ardhen per gjeneralet e luftes, per ministrat deri edhe per kryeministrin… Ne nuk folem. Nuk folem sepse vete nuk ishim as gjenerale, as ministra, as kryeminister.
    A nuk po ndodhe e njejta gje me ate qe e quajme “ajka e artit shqiptar“, me deputetet sejmene te pozites, me nje pjese te intelektualeve.
    Cfare beme ne keto 20 vjet !?
    “ Parate e piramidave jane te pastra si kristali” Jo vetem e degjuam, por edhe vrapuam si te cmendur tu dhuronim djersen e mundin shumevjecar si nje cete te marresh!?
    “Me ne fitojne te gjithe!” E degjuam dhe besuam. Fituam mbi 4 000 varre me shume. Rreth 8 000 te plagosur, te sakatuar per jete… Humbem 4 miliarde dollare!!! Humbem e zhbeme ishtetin tone !
    “ Aleanca per ndryshim” Ujku behet qingj … Kur te genjen dikush njehere e ka fajin genjeshtari, thote filozofi popull…. Kur te genjen per here te dyte , te trete, te katert …. shumefishohet faji i te genjyerit!….. Shihni “kolonelin e Asfalise” e ben jo vetem keshilltar, por edhe minister, pasi ai u be gjeneral i Asfalise duke ua dhuruar a shitur Otranton sigurisht me miratimin e urdherin e atij… me te poshtrit te se “ poshtmes”
    Jo vetem e degjuam por edhe i dhame voten.. Sa vota!? Ai vete e numeroi! Kush numeron e gabon vet e peson! Ai asnjehere nuk gabon! Nese i numeroi keq ose shume keq nje te treten e tyre… Nuk pati faj. I nevojiteshin qe te mos i zbriste kalit te pushtetit. Kali i pushtetit nuk eshte kal mishi e gjaku…. Kali i pushtetit eshte sot kal floriri per te dhe klanin e tij. Kali i pushtetit eshte edhe kali i imunitetit per zollumet ndaj miletit!
    Po sot!? Shihni vetem artistet… talentin e kombit… Shume prej tyre jane vene ne rrjesht, njeshkolone si dikur ne zboret e Partise nga ish Komisari enverist i Batalionit te Mjekesise Sali Berisha , nga Paria e Tiranes, sic i quan heroi i demokracise se Shqiperise dhe i lirise se Kosoves mendimtari atdhetar Prof. Dr. Shenasi Rama, despotet e sotem 24 karat enveriste te Tiranes.
    Ata dine vetem nje parulle “ Parti Enver jemi gati kurdohere!” Sot kjo parulle turpi e kolaboracionizmi me neo-diktaturen e votave te vjedhura eshte “ Parti- Sali, kurdo gati na ke ti!”
    Nuk ka diktature me te keqe se diktatura me parulla demokratike, se diktatura me fasade demokratike! Kjo eshte demokracia e Sali Berishes!
    Ku eshte doktori i zemres qe me shpetoi dy here jeten e babait tim duke lene edhe mesimin!?
    Ku eshte Betimi i Hipokratit per te sheruar edhe hasmin e armikun e vet me te madh!?
    Ku eshte humanizmi i liderit, e shoqja e te cilit hap ekspozita deri ne Seline e OKB-se dhe ne Kapitol per Nene Terezen, per monumentin e humanizmit boteror, per Nenen e Perbotshme shqiptare te humanizmit.
    Cfare hipokrizie madhore !? Cfare dyfytyresie gjigande!? Cfare tjetersimi monumental!
    Ekspozita humanizmi kur vellezerit e tij te nje gjaku e te nje gjuhe, kur 22 deputete te Kuvendit te Shqiperise , kur 200 shqiptare rrezikojne jeten e shendetin ne nje greve urie per te drejten themelore te njeriut : lirin e barazine e votes qe e ka vjedhur pushteti i korruptuar!
    Pse nuk hapen kutite e votave!? Pse tallet me rrenat e pafytyra per Gjykatat, qe i komandon me nje te shkelur syri!?
    Pse tallet me Kushtetuten qe e shkel, qe e perdhos, qe e njollos ne cdo hap te tij despotik!? Kujtoni vetem 97-en me mbi 10 000 viktima! Kujtoni vetem Gerdecin me 26 te vrare e qindra te plagosur! Kujtoni vetem marreveshjen atdheshitese te Otrantos !?
    Jo. Une kurrsesi nuk dal mbi Gjykatat… Jo une kurrsesi nuk mund te dal mbi Kushtetuten e terrci e verrci. E kush jane per te Gjykatat dhe Kushtetuta!?….
    Gjykatat jane garda pretoriane e krimeve te rende, e vjedhjes massive e manipulimit te votave, e poshtersive te kesaj “ Bande Gangsteresh, te kesaj “ Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”e kesaj lukunie ukqerish e luce drabs te pangopura me djersen e gjakun e popullit shqiptar.
    Kushtetuta eshte vetem sebepi per tu mbyllur gojen shqiptareve dhe per tu hedhur hi syve disa burokrateve te Evropes plake qe demokracine e ndajne ne ky standarte, nje per gjithe boten e lire e nje tjeter “ good enough for Albanians… boll e mire per shqiptaret” me nje te treten e votave” te numeruara keq ose shume keq”, sic thuhet ashiqare ne vete raportet e tyre zyrtare!
    Mesazhi i tyre eshte i qarte: votoni shqiptare! E drejta e votes eshte e drejte themelore e njeriut… Ta shfrytezoni e ta gezoni!
    Votoni shqiptare votoni Ta gezoni demokracine! Per ti numruar votat keni Saline! Gjithnje i ka numeruar sakte: me 26 maj e me 20 tetor 2006.… me 3 korrik 2005! Me 28 qershor 2009 beri numerimin me te mire te mundshem, duke i numeruar “keq ose shume keq vetem nje te treten e votave“. Perpara numerimi i keq paska qene 99. 999 per qind si dikur…. Pse ai qeveris vetem me me pak se nje te dhjeten e ketij 33 per qindshi te numeruar keq ose shume keq, pak ka rendesi?….
    Ndaj mbyllni gojen! Ndaj heshtni! Ndaj sus…. Se po pengoni heqjen e vizave dhe integrimin e Shqiperise me “ nje te treten e votave te numeruara keq ose shume keq” ne zgjedhjet e fundit…. Ky eshte standarti ala shqiptar i demokracise evropiane!
    Votoni shqiptare votoni! Vetem heshtni!
    Heshtni sepse edhe une Evropa plake heshta dhe u llangarosa ne breke fare kur mustaqecjapi marshonte mbi Berlin, mbi Prage, mbi Varshave. Pastaj i erdhi rradha Parisit, raketave mbi Londer… Pse?
    Sepse edhe une Evropa e mencur perdora trurin e atij gomarit qe po e hante ujku dhe vazhdoi te lutej deri ne grahmen e fundit : O zot beje enderr! Pasi mposhti te gjithe heshtjet me radhe derisa nuk mbeti me kush te fliste ….
    Zot ruajna mendte e krese ! Pa kete heshtje asnje diktator e despot nuk do ta kishte pasur te lehte te qeveriste e livadhiste ne asnje vend te saj!
    A ka shtrat me te nxehte per cdo diktature, per cdo te keqe te vogel e per cdo katrahure te madhe se sa heshtja perballe se keqes. Derisa ajo behet katastrofe per te gjithe e atehere me te vertete nuk ngelet askush per te folur as per ne e as per viktimat e saj!
    Jane te rralle popujt ne Bote qe e kane paguar heshtjen me shtrenjte se ne shqiptaret. Cmimi ishte teper i larte : Gjysem shekulli barbari! Gjysem shekulli katrahure! Gjysem shekulli skllaveri! 20 vjet demokrature katrahure qe e zhberi shume here vet shtetin e shqiptareve dhe e ktheu ne cifligun e kusareve
    Heshtja sot do te thote edhe “tridhjet vjet… ose sa ta kete shkruar ai lart”me te njejten fytyre. Me te njejten politike mbi krye e mbi kurrizin tone sikur Shqiperia te mos bente dot pa ish-sekretaret e PPSH-se dhe ish- drejtoret e Institutit te Studimeve Marksiste- Leniniste prane KQ te PPSH-se, qe na neperkembin tash 66 vjet ( 46 + 20 = 66 ) !
    Sikur ketij kombi e ketij populli ti jene sosur ose ti mungojne djemte e vajzat qe kane shkelqyer deri ne Harvard e Oxford, Kembrixh e Princetown…!?
    Atehere me te vertete populi shqiptar “ka e do te kete qeverine qe meriton“, sic thoshte babai ui demokracise amerikane e boterore Abraham Linkolni. Fytyren e saj, natyren e saj , politiken e saj e te ardhmen tone do ta percaktoje pikerisht heshtja ose mosheshtja sot! Cfare te bejme!?
    Lart zerin e protestes! Lart shpirtin e qendreses! Lart zemren e bashkimit te te gjithe shqiptareve ne lufte kunder cdo te keqeje, para se te mos mbetet kush te flase me…. Liri- Demokraci! E duam Shqiperine si Amerika demokratike! E duam Shqiperine si e gjithe Evropa demokratike !
    Bashkimi ben fuqine. Percarja pjell skllaverine! Nenshtrimi sjell roberine! Heshtja ben kerdine!

    PAS SHKRIM

    Analiza e mesiperme eshte shkruar e botuar me 12 maj 2010 nga dhjetra gazeta e portable be Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe diaspore .
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne
    Jo vetem ne Shqiperi, por ne mbare Evropen nga Hungaria ne Poloni, nga Londra ne Rome, nga Parisi ne Berlin, nga Amsterdami ne Lisbone … nga Madridi ne Prage ….
    Vigjilence!
    Syceltesi!

    14 qershor 2013

    Shenim i sotem me 13 Mars 2020-
    Ribotohet pa asnje ndryshim .
    Mbetet teper aktual si diten kur u shkruajt Romani “ Nata” nga.Nobelusti izraelit Ellie Veisel qe vdiq para gati 4 vjetesh ne moshen 88 vjecare ketu ne Nju Jork.

  20. lori says:

    Zoti Frrok jeni madheshtor intelektuam me nje integritet te shkelqyer, a sa nevoje ka ky vend per intelektuale te tille. Ketu ne komenre nje shpellare juve dhe krenarine e kombit zotin Kadare e shan e injoron ne menyre shpellareske, eshte fatkeqesi qe kemi shume te tille. Une ju uroj per shume analiza, komente e shkrkme qe ju beni vazhdimisht. Nuk e di a e ka kuptuar Edi Rama qe vendi jone ka intelektuale te shkelqyer per president se na vuri hajdutin e floririt ne ate post dhe tani jane krijuar keto situata politike te turpshme. Mblidhen shpellaret ne miting per te mbeshtetur kryehajdutin, nga ana tjeter duan te na sjellin perseri rrumpallen me ane te Lulit qe thote kur te vime ne nuk do te paguani drita e uji. A ka vend ne bote qe e ben kete….? Ja kjo eshte opozota rrumpalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje