Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me masat e reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Shefi i qeverisë shprehet se nuk do të ndalohet ecja në këmbë por nuk është e këshillueshme qëndrimi në grup.
“A do të pezullohet ecja në këmbë?
Nuk pezullohet por nuk është e këshillueshme në grup dhe as familje të tëra të ngrihen dhe të grumbullohen tek Kodrat e Liqenit.
Uroj që të mos përdorim forcën siç mund të ndodhë për festën e Ditës së Verës në Elbasan.
Sa i përket autobusëve të punëtorëve aty ku bëhet fjalë për kompani prodhuese edhe në këtë aspekt është e rëndësishme të merren masa për dezinfektime. Flasim për më tutje dhe jo për këto tre ditë.” , tha Rama.(TemA)