Berisha kallzohet penalisht në Prokurori, reagon PD: Rama po kërkon të fusë të vërtetën e opozitën në karantinë, s'ka padi që na ndal të ngremë zërin

12 Mars 2020, 14:10Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar pas denoncimit që deputetët e Komisionit të Shëndetësisë për përhapje paniku.

PD akuzon Ramën se “po kërkon të fusë të vërtetën në karantinë”, ndërsa shprehet se kryeministri nuk ka asnjë ide dhe është i papërgatitur.

Në deklaratën e selisë blu thuhet se nuk do të ndalen për të ngritur zërin edhe pas disë, pasi kërkojnë vetëm të thonë të vërtetën.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike:

Pa ide, i papërgatitur dhe i papërgjegjshëm, Edi Rama po kërkon të fusë të vërtetën në karantinë.

PO bën gjithçka që të politizojë denoncimet që nxjerrin në pah dështimin e tij dhe të qeverisë së tij për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Këtë herë dështimi i Edi Ramës rrezikon jetë, kështu që asnjë padi, kërcënim apo shantazh nuk do të na largojë ne nga misioni për të thënë të vërtetën.

Vetëm ditët e fundit janë dy raste flagrante të denoncuara nga opozita dhe që, për fat të keq rezultuan të vërteta.

1.  Është denoncimi i ish kryeministrit Sali Berisha për të moshuarën nga Durrësi që ndërroi jetë, e infektuar me koronavirus, por pa u trajtuar sipas protokollit.

2.  Është denoncimi i Partisë Demokratike për shpërndarjen nga qeveria të 1.2 milionë maskave të skaduara për personelin shëndetësor.

Mjaftojnë vetëm këto dy raste për të kuptuar shkallën e lartë  të papërgjegjshmërisë së këtij kryeministri, që deri para pak ditësh siguronte shqiptarët se nuk ishin të rrezikuar dhe se ky ishte thjesht një grip.

1.  E vërteta është se qeveria nuk mori në kohë asnjë masë parandaluese ndaj përhapjes së virusit të rrezikshëm. Deklaratat e Edi Ramës dhe të Ministres së Shëndetësisë se kishin marrë masa, u provuan me fakte se ishin të gënjeshtra. Vetëm pas denoncimit tonë të datës 25 dhe 26 Shkurt se në asnjë prej qendrave shëndetësore dhe spitalet në vend, nuk kishin dërguar mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu në datën 28 Shkurt njoftuan se kishin shpërndarë mjetet mbrojtëse në gjithë Shqipërinë. U provuam me fakte, se fatkeqësisht këto mjete mbrojtëse ishin të skaduara dhe nuk ofronin asnjë mbrojtje për personelin shëndetësor, të cilët janë të rrezikur nga kontakti i përditshëm dhe i lartë më qytetarët.

2.  E vërteta është se qeveria, edhe sot që flasim nuk ka tërhequr sasinë e maskave të skaduara të shpërndara për personelin mjekësor. Akoma shumica e mjekëve dhe e stafit shëndetësor, që përballen me qindra njerëz në ditë, punojnë të pambrojtur.

3.  E vërteta është se qeveria nuk ka vënë në dispozicion fondet e nevojshme për përballimin e situtës. 3.5 milionë dollarë janë të asgjë para përmasave në rritje të krizës. Ky fond nuk mjafton as për të furnizuar me dizifektant qendrat shëndetësore dhe spitalet në të gjithë vendin.

4.  Qeveria vonoi me dy javë vendimmarrjen për të mbyllur aktivitetin në ambiente që ka prezencë shumë të madhe të njerëzve, duke u kthyer në potencial të madh rreziku për përhapjen e virusit. Qeveria nuk mori asnjë masë për të siguruar që personat e ardhur nga Italia të vetëkarantinoheshin për një periudhë 14 ditore, siç kërkon protokolli i sigurisë për mos përhapjen e virusit. Në këtë moment që flasim, aktiviteti i bizneseve që kanë prezencë të madhe njerëzish në një ambient të mbyllur, si biznesi fason apo call center, vijojnë punën dhe nuk janë urdhëruar për mbyllje.

5.  Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të lehtësuar nga taksat, tarifat dhe sigurimet shoqërore/shëndetësore, bizneset që janë urdhëruar të ndërpresin aktivitetin e tyre.

6.       Qeveria nuk ka marrë masa për të mundësuar funksionimin normal të linjës së urgjencës 127, e cila ka vështirësi për aksesim për shkak të fluksit.

Edi Rama nuk mund ta fusë dot në karantinë të vërtetën dhe opozitën. Nuk ka kallëzim apo padi që mund të ndalë Partinë Demokratike të ngrejë zërin për sigurinë e qytetarëve.

12 komente në “Berisha kallzohet penalisht në Prokurori, reagon PD: Rama po kërkon të fusë të vërtetën e opozitën në karantinë, s’ka padi që na ndal të ngremë zërin”

  1. Tiranasi2020 says:

    Jep llogRi Pldhdr te pakten te diskreditohet llapaqeni i vicidolit.

  2. doktori says:

    Rama nuk po tenton ta fuse opoziten ne karantine.
    Ai e ka futur ate ne karantine shume kohe me pare.

    Problem eshte se opozita nuk e ka marre vesh akoma.

  3. Salivirusi ppsh says:

    Futeni ne burge kriminelin e PPSH ( pd) kush po pjerdhe cfare thote gazmenda e pd

  4. Gri says:

    Vetem nje me pare kur Shqiperia filloj luften, mut muti ish president me vidio fallco u tall, genjeu, mashtroi dhe fyeu mjeket dhe sistemin mjeksor. Ishte manupulim i neveritshem. Ishte fyerje per popullin! Burre i keq: Deshi te shiste sapunin per djadhe! Egersire antipopullore!
    Prokuroria shpetoni PD! Shpetoni Shqiperine! Arrestojeni! Se keni iden sa frikacak eshte!

  5. Hajer ishalla says:

    Rama nuk po kerkon te fus ne burg te ” verteten apo opoziten!”, vetem Qytetarin digital” qe donte te mashtronte me viodjon iraniane! Dhe ca vidjo te tjera, etj.

  6. gjergji says:

    As nje shtet ne bote nuk ka rreaguar kundejt pandemic boterore kaq shpejt e si shqiperia.Me qe jetoj jashte deshroj mundesisht nje shembull konkret.Ish opozite e nderuar apo ish opozite totalisht budallaqe apo krejtesisht e marre :infeksioni me virusin korona C-19 nuk ju sjell ne pushtet ,perkundrazi ju deskretiton e askush nuk jo vetem nuk ju beson,por edhe urren.Do ishte mire qe opozita e mediat anteveritare te vet te vetkarantinohen e kjo do ishte per te miren e popullit.Durimi e zbatimi I perpikte I rregullave te mjekeve specialist,udhezimeve e rregullave e dhana nda ministria shendetsis sjell suksenin kunder pandemic.E gjithe bota e specialistet me te njehur te botes japin ate percaktim per semundjet nga inksioni me korona C-19 SIKURSE KRYEMINISTRI.Boll me skenare mashtruese “babale” apo manipulimi I ri made in PD “MASKAT”

  7. Jep says:

    Qe nga neser basha dhe Gjith serbofolsit qe I shkojn Mas berishes do vejn ne fb fotot me berishen me mbishkrimin je suis iranien.
    Imagjinoni opozite me berishen bashen Mona bucen, nul noken Ed paloqen…. Etj etj.
    Hapu dhe.

  8. noci says:

    Shkerdhejani lirien,zeni. e argiten
    plaseni ne burg celbesirat

  9. BUJARI JU DEGJON says:

    Rama,juve te PD-se do t’ju fuse jo vetem ne karantine,por do t’ju fuse edhe … carin!…
    (Hehee,te shkelqyen syte,Gaz Bardhi!!!) ?

  10. Ndroqi says:

    Izolojeni mo kete qen bir qeni,ky eshte me keq se coronavirusi,i shkoj njehere gomari ne ure me Fatos Nanon ketij krimineli ne 2005,me cpifjet,Baci,Naci,Duka I krimit,klani Zemunit etj etj.

  11. Ndroqi says:

    Izolojeni mo kete qen bir qeni,ky eshte me keq se coronavirusi,i shkoj njehere gomari ne ure me Fatos Nanon ketij krimineli ne 2005,me cpifjet,Baci,Naci,Duka I krimit,klani Zemunit etj etj.

  12. Lanabregesi says:

    Saliu eshte vet koronavirusi,ose shqip zgjebes,qendrojini sa me larg kesaj haleje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje