Urdhri i Stomatologut thirrje dentistëve: Mbyllini klinikat dentare deri më 3 prill

12 Mars 2020, 11:10Politika TEMA

Urdhri i Stomatologut u ka bërë thirrje të gjithë dentistëve që të mbyllin klinikat e tyre deri në datën 3 prill.

Sa i përket shërbimeve të urgjencës, Urdhri i Stomatologut urdhëron që të kryhen vetëm konform Protokollit të OBSH.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë mjekëve stomatologë si dhe personelit të klinikave dentare që të mbyllin shërbimin dentar deri më datën 3 Prill 2020. Shërbimet e urgjencës dentare të kryhen vetëm konform Protokollit të O.B.SH”, njofton Urdhri i Stomatologut. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje