Nga Astrit Patozi
Kur na ra tërmeti, u kujtuam për sizmiologët, inxhinierët, arkitektët, gjeologët, madje edhe për muratorët e ndërtimit. Një grua e moshuar që kishte dalë prej kohësh në pension dhe ishte harruar gati prej të gjithëve, u bë brenda një dite idhulli i miliona shqiptarëve, vetëm se ishte e qartë dhe e përgjegjshme për atë që thonte. Por mbi të gjitha, sepse po fliste në kohën e duhur.
Pastaj erdhi koronavirusi dhe të gjitha shqisat u drejtuan tek mjekët, infermierët dhe shkencëtarët, që po punojnë nën presionin e kohës për të shpikur kurën dhe vaksinën.
Sot, pa asnjë dallim race, kombësie, gjinie, apo statusi shoqëror, kudo në të gjithë globin, jemi gati të përulemi me respekt dhe mirënjohje të pakushtëzuar ndaj atyre që na kanë në dorë jetën apo mbijetesën tonë.
Por jam i sigurt se në Shqipëri, ndërkohë që kemi ndërmend vetëm fytyra dhe emra epidemiologësh apo mjekësh infeksionistë, me siguri që e kemi harruar gruan e moshuar (Luljeta Bozo), që u kthye papritur në emblemë të betejës për të kapërcyer dhe zbutur pasojat e rënda të tërmetit.
Dhe pyetja është nëse duhet patjetër të presim ndonjë fatkeqësi tjetër që të biem ndërmend për profesionistë të tjerë të vlefshëm, pa të cilët ekuilibrat e jetës sonë të përditshme nuk do të ekzistonin? Gjithmonë, pasi ta kemi kaluar dhe përcjellë rrezikun e lartë të koronavirusit, edhe pse ende nuk ka një datë të saktë apo të përafërt, kur më e keqja do të kalojë.
Një fizioterapiste e re në Milano (Valery Cambiaghi) u vu sot në qendër të vëmendjes botërore për një status ndoshta të pafajshëm në instagram, ku evidentohej kontasti i frikshëm mes pagesës së një mjeku dhe një futbollisti në Itali, Angli, Francë, Spanjë, Gjermani, Shtetet e Bashkuara, e kudo tjetër, sepse Shqipërinë nuk e llogarit kush.
Sot u pezulluan përkohësisht kampionatet më të famshme të globit dhe me shumë gjasa mund të ketë edhe vendime të tjera drastike për botën e futbollit. Të cilat, për momentin nuk bëjnë asnjë përshtypje, por vetëm disa javë më parë do të perjetoheshin si fundi i botës për miliarda njerëz të mësuar prej dekadash me dozën e i injeksionit për çdo eveniment futbolli.
Duhet ta dish që për herë të fundit mbreti botëror i sporteve është ndërprerë gjatë Luftës së Dytë Botërore për të kuptuar rëndësinë dhe rrezikun real të pandemisë së koronavirusit.
Por është jashtë çdo diskutimi se kjo është një betejë që do të fitohet nga njerëzimi, pavarësisht kostove, që, me sa duket, do të jenë të larta. Herët a vonë korona virusi do të mundet, por jam i sigurt se atëherë gjërat në botë nuk do të jenë si më parë.
Ndaj edhe uroj shumë që kjo fatkeqësi të shërbejë si një reflektim i thellë për të ndryshuar disa zakone dhe keqkuptime të mëdha, që kanë ardhur duke u ekzagjeruar edhe për shkak të mungesës së gjatë të krizave.
Të më ndjejnë fansat e panumurt të Ronaldos, që përmend fizioterapistja nga Milano, por ai sot për botën e futur në panik është thjesht një ndër miliona të vetëkarantinuarit nga korona virusi. Nësoj si Jurgen Klopp ishte thjesht një burrë me kapele dhe me mjekërr.
Dhe vlera e tij do të bjerë edhe më shumë, nëse, larg qoftë, aktivitetet e futbollit do të pezullohen për një kohë të gjatë. Sepse atëherë ai do të kthehej në dyfish njeri të zakonshëm.
Ndërkohë, që ne kemi me qindra e mijëra “luftëtaŕë” mjekë e infermierë në të gjithë globin, të cilët janë në frontin e parë të betejës për ta mposhtuar epideminë dhe ka shumë mundësi se nuk do ta mbajmë mend gjatë njeriun, që do të shpikë vaksinën apo kurën për ta mundur korona virusin.
Natyrisht, që Cristiano Ronaldo nuk ka ndonjë faj në këtë histori, sepse nuk e ka krijuar ai këtë realitet, megjithëse ka shërbyer për shumë kohë si një lloj simboli për këtë fenomen.
Si ai janë me mijëra të tjerë sekserë, blogerë, reperë, topmodelë të të dyja gjinive, që janë shndërruar në referenca universale, në kushtet e qetësisë dhe të vanitetit, që prodhon limontia e një shoqërie të pakërcënuar për një kohë të gjatë nga rreziqe të mëdha. Dhe me sa duket duhet të ndodhin tronditje apo përmbysje të forta, që njerëzimi t’i kthehet bursës reale të kapitaleve të veta për të rivlerësuar gjithçka nga e para.
Si një individ që besoj tek fuqia e tregut, nuk i hyj fare debatit se cilat duhet të jenë kriteret për të përcaktuar çmimin ose vlerën e një personi apo një grupi të caktuar shoqëror, sepse nuk mund të ketë receta për këtë çështje.
Por është shumë e lehtë të konstatosh se ka një shpërpjestim të frikshëm mes shpërblimit dhe famës, në raport me shërbimin që jepet, e cila bie kaq shumë në sy në çaste të tilla dramatike për botën, siç është pandemia e korona virusit.
Ndërkohë mendoj se fatkeqësitë janë provat që na jep Zoti apo natyra, për ata që nuk besojnë, se duhet të ketë një hierarki të drejtë vlerash, në raport me kontributet që individët japin për shoqërinë, pa e mohuar kurrë se çdo hallkë e zinxhirit social ka rëndësinë e vet.
Duke mos harruar asnjëherë se mund të vijnë herë pas herë katastrofa dhe fatkeqësi të tilla, për të cilat duhet të mendojmë edhe kur ato duken larg, ndërkohë që ne zbavitemi dhe argëtohemi në stadiume apo pallate koncertesh me idhujt e rremë të paqes.
Si kudo tjetër në botë edhe ne kemi spekullantët tanë, që shfaqen në trajta të ndryshme, si filozofë, politikanë, gjithollogë, analistë, ekologjistë, blogerë, fejsbukistë etj .
Por ndryshe nga homologët e tyre në botën e zhvilluar, që vetëkarantinohen apo zgjedhin të heshtin, ngaqë sot është koha më e papërshtatshme për të folur, këta të këtueshmit i ke të pranishëm në çdo ekran dhe tribunë mediatike, sepse janë edhe më arrogantë, edhe më të pagdhendur. Ndaj edhe nuk duhen marrë seriozisht.
C’BOHET MEJAHU !!!!
Ky shkrim eshte perseritje e gjate e cfare tha me nje fjali mjekja italiane. Titulli jep shprese te kote per “formatimin e botes”. Asgje nuk do te ndryshoje. A e dini pse? Jeta eshte e shkurter dhe askush nuk do vertet ta korrigjoje. Sapo te fashitet gripi, Ronaldo prape do ngjitet mes yjesh.
Interesant. Shkrim me brumë. Ndofta nje nga shkrimet më të mira të Patozit.
Astrit , si llafollog je mjeshter por si njeri nuk je gje tjeter vecse nje mbeturine berishiste dhe si i tille nuk te ze vend fjala. Po te kishe vazhduar karieren si gazetar, ( por edhe ne kete rast po te kishe integritet, gje qe eshte e pa mundur per nje reptil si ty),eh, ndoshta do te te degjoheshin ligjeratat e tua te sterholluara. Por kur njerezit e thjeshte e te ndershem sapo shohin shkrimet e tua …… pffff. … Astriti i patozit ( gjarperi i haurit te Berishes),thone.
Kuptoje or Astrit se, cfare do te thuash e te besh ti dhe te gjithe ju bishtat e mbeturinat e berishizmit, jeni te dhjere pergjithmone. Populli NUK ju perfill.
Te gjith e dime se jeta asht e pa drejte, mire po njerzimi vete e ka kriju jeten keshtu, simbas imagjinates se vet.
Si do qe t’organizohet jeta jone, dikush do te mbetet i pa-kenaqun, asht e pa shmageshme.
Si duket autori don me thane qe stafi mjekesor duhet vleresuar ma shume se te tjeret, a thu se mjeku nuk perdor mjetet qe i ka prodhu dikush tjeter.
Nje koment mjaft me vend qe provokon shume mendjen. Flm. Por qe gjithmon te kthen ne te njejtin pyetje, sa vlen Ronaldo? Si duhet shoqeria te vleresoje me “kembe ne toke” per te ecur perpara
Mik, respekte.
Koment me vlera.
Faleminderit.
Zoti Patozi
Eshte hera e pare qe lexoje nje shkrim tendin qe me pelqen. Kjo tregon se je dikush, ke force argumentuese, por je i indoktrinuar. Nje moment u shkepute nga indoktrinimi dhe bere diçka te mire. Brenda teje ndodhet virusi S, ke ca kohe qe po perpiqesh ta luftosh, por akoma nuk po mundesh. E njejta gje i ndodhi dhe zotit Mero, por ai e fitoi luften. Kohe lufte eshte ….
Shkrim i bukur. Po ka nje zgjidhje . Por kur do vertete shoqeria. Taksimi progresiv eshte nje celes. Qe Ronaldon ta paguajne me 10.mil.ne sezon. Po taksohet me 70% i shkon 3. Ai qe paguhet me 5 mil taksohet me 50% i shkon 2.5 mil. Keshtu 7 dhe 2.5 e tjere shkojne rroge per doktorin. Mesuesin. Policin. Shume sherbime te tjera tr domosdoshme te shoqerse.
Ronaldo eshte marre si shembull i shpejte se per ate pune ke dhe te tjera fenomene
Psh selfiet e bythes se vajzave Kardashiane
Ose foto plazhi te blogerêve dhe spikere artiste kengetare dhe modele foto ‘sensuale”qe paguhen me milona nga platformat online Facebook instagaram etc
Nje koment teper pozitiv , sic eshte vete autori , eshte per te ardhur keq qe Patozi nuk mori frenat dhe drejtimin e PD-se ,ndoshta ajo do qe ndryshe , po ashtu dhe opozita , dhe meqenese jeta rjedh e lidhur me gjithe hallkat si nje zinxhir , kush edi se si do ishte dhe gjendja e Shqiperise dhe shqiptareve tani …..
Shife sesi vetem nje person i thjeshte dhe i vetem mund te ndryshonte rjedhen e jetes se shqiptareve ……
Gjithsesi nje bravo per te , nese dikush ezhte pozitiv , nuk humbet …………
Per mua mjekja italiane ka te drejte, pasi ajo shpeton jete njerezore, kurse artisti apo futbollisti vetm na argetojne. Ajo vlen shume me teper se cdo futbollist i kesaj bote. Mirpo ne kapitalizem cdo gje eshte mall, edhe sporti, dhe arti, edhe puna bile edhe vete njeriu. Dhe sic dihet nga te gjithe vleren e mallit e percakton tregu. Dhe sot per sot vlera e Ronaldos mund te jete sa vlera e mijera mjekeve te mare se bashku. Shume cinike ne kohen e koronavirusit, apo jo!
Shkrim i mire,njeri I keq
Hajde filoziofi hajde!
Vertet moment per reflektim. Me siguri do kete ndryshime. Sepse ka nje mendjelehtesi te perbotshme. Pas kesaj, dhe vet Ronaldo do jete ndryshe.. ..
Shume bukur Astrit Patozi !
Respekte z. Patosi per komentin qe rendi global apo shoqerija e sotme ka vleresime me diferencime te habiteshme ndaj njerezve dhe profesioneve te ndryshme ; eshte e hidhur, por ama e vertete.Kudo ne bote vrehet ky vleresim i pa drejte per specialistet, shkencetaret apo per profesionet e ndryshme, krahasuar kjo, bie fjala, me nje fotbolliste te zakonshe. E kjo eshte me e theksuar ketu ne vendin tone. Ne Shqiperi ka patur shkencetar dhe specialite te fushave te ndryshme qe i kane dhen shume shoqerise dhe vendit.Po si u solle elita politike pas vendosjes se demokracise ndaj ketyre njerzeve te shqur? Me hidherim po e them se u denigrun, u poshtran dhe i lane , akoma edhe ne ditet e sotme, ne kushtet e mbi jeteses.Kjo eshte e verteta dhe ky rend duhet te ndryshoje sa me shpejte.