Stafi mjekësor i Spitalit Rajonal Berat është vetëkarantinuar mesditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoresha e Spitalit Rajonal Berat, Edlira Shkëmbi.
Një mjeke nga lagjja “Kala”, një infermier dhe shoferi i ambulancës, kanë shkuar rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm në një banesë në lagjen “Çlirim”, ku janë njoftuar për një paciente astmatike në gjendje të rëndë.
Pasi kanë shkuar në banesën e 50-vjeçares, stafi mjekësor ka konstatuar se pacientja ishte e qetë, nuk kishte shenja klinike të krizës astmatike, nuk kishte temperaturë dhe shenjat vitale ishin normale. Pacientja i ka referuar stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat se kishte prej disa ditësh kollë dhe dhimbje fyti, por i ka gënjyer ata për ardhjen e saj nga Italia 1javë më parë.
Kur stafi mjekësor e ka pyetur nëse ka udhëtuar jashtë shtetit së afërmi ose nëse ka pasur kontakte me persona që kanë jetuar në Itali, pacientja u është përgjigjur “Jo”.
Por pasi kanë dalë jashtë banesës, stafit mjekësor i është referuar nga fqinjët se gruaja kishte ardhur nga Italia një javë më parë; fakt që është konfirmuar edhe nga pacientja pas rikthimit të menjëhershëm të stafit sërish në banesë.
Në këto kushte, është njoftuar menjëherë 127 dhe epidemiologu për marrjen e mostrës së pacientes. Njëkohësisht janë marrë edhe mostrat e stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat, që ishin në kontakt me pacienten, të cilët janë vetëizoluar deri në ardhjen e përgjigjes së analizave të tamponëve.
Keta paskan qene kafshe! Ske cte thuash tjeter
Po c’jane keto bageti mo? Po ca jane keto monstra se na hapen barkun. Ai gjysmaku i pare qe ka infektuar te pakten 17 vete ne Tirane pervec babes nuk donte te futej ne karantine, e futen me zor. Ajo ne Durres qe vdiq nuk u tregoi mjekeve qe kishte ardhur nga Italia. Kjo debilja ne Berat njelloj fsheh faktin qe ka qene ne Itali. Keta e duan ti izolosh, por jo ne kushte spitalore. Ti futesh ne biruce dhe ti lesh te vdesin si qen! Shtaze me 2 kembe!
pse nuk ifutet nje dajak qe ta mbante mend. Grua debile.