Mjeku italian mesazh shqiptarëve: Ndiqni këto këshilla për të luftuar koronavirusin

13 Mars 2020, 15:54Shëndeti TEMA

Mjeku italian, Ermanno Puxeddu, nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në një lidhje me “Skype” në Dita Jonë, foli për situatën aktuale në vendin fqinj, ndërsa dha edhe disa këshilla.

“Zona më e prekur ka qenë veriu i Italisë. Situata ka shumë kontrolle.

Numri i të prekurve është shumë i lartë edhe në pjesë të tjera të Italisë.

Është e rëndësishme që të ngadalësojmë sëmundjen.

Duhet të mbrojmë sidomos të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje të shkuara.

Duke pasur shumë njerëz të sëmurë në të njëjtën kohë është shumë më e vështirë të mjekohen”, u shpreh mjeku italian.

Më tej, ai dha edhe disa këshilla se si duhet të sillemi në këto ditë.

“Në Shqipëri janë pak raste. Duhet të ndryshoni stilin e jetesës; duhet të vendosemi në vetëkarantinim; duket të shmangim çdo lëvizje që nuk është e domosdoshme; duhet të ruajmë distancën me të tjetër.

Kështu, ne nuk i japim mundësi virusit të përhapet”.

1 komente në “Mjeku italian mesazh shqiptarëve: Ndiqni këto këshilla për të luftuar koronavirusin”

  1. jani says:

    U dhjefsha shkencen juve dhe menaxhimin e rames. Po nuk do mend qe po u izoluan njerzit ku ne hale do perhapet virusi, tek pemet???. Masat merreshin duke mos leuar te hynin nga jashte jo duke u izoluar ne surrel apo ke vilat e zamirit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje