Korça merr masa kundër koronavirusit: Nga mbyllja e Tregut Industrial te dezinfektimi i autobusëve

12 Mars 2020, 15:10Shëndeti TEMA

Teksa numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka kapur shifrën 23, Bashkia e Korçës ka ndërmarra disa masa mbrojtëse për frenimin e mëtejshëm të COVID-19.

Deri tani janë marrë këto masa:

• Mbyllja e të gjitha institucioneve arsimore çerdhe, kopshte, shkolla.

• Mbyllja e të gjitha Qendrave Ditore Të Kujdesit Social për fëmijë dhe të moshuar.

• Mbyllja e Qendrës Ditore të Zhvillimit Atelie.

• Kufizimi i lëvizjeve dhe vizitave në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit dhe Shtëpinë e Foshnjës.

• Mbyllja e sporteleve të ofrimit të shërbimeve pranë bashkisë, rajoneve dhe njësive administrative dhe kalimi i ofrimit të shërbimeve online.

• Pezullimi i të gjithë kalendarit të aktiviteteve kulturore dhe artistike.

• Mbyllja e muzeumeve.

• Mbyllja e Bibliotekës Publike.

• Pezullimi i veprimtarëisë së Qytezës së Fëmijëve.

• Dezinfektimi periodik i mjeteve të transportit urban dhe rrethqytetas dhe është pezulluar lëvizja e tyre.

• Janë dezinfektuar Qendra Rezidenciale e Zhvillimit dhe Shtëpia e Foshnjës.

• Dezinfektimi i konteniereve dhe vendeve të grumbullimit të mbetjeve.

• Mbyllja e Tregut Industrial pranë ish UMB.

• Pezullimi i aktiviteteve sportive jashtëshkollore në të gjitha palestrat e shkollave.

Gjithashtu me qëllim shmangien e kontaktit fizik dhe grumbullimin e personave Shërbimet e sporteleve të Bashkisë Korçë, rajoneve dhe njësive administrative ofrohen online, nëpërmjet numrave të telefonit dhe kutisë postare.

Janë pezulluar të gjitha lejet e shfrytëzimit të hapësirave publike nga baret dhe restorantet. Nuk do të ketë asnjë tavolinë jashtë lokaleve nderkohë që tavolinat brenda duhet te respektojnë distancën e lejuar 2 m larg njëra-tjetrës.

Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit vazhdojnë punën sensibilizuese në hapësira publike, parqe dhe lulishte për të mos lejuar grumbullimin e qytetarëve. Ekipet e Drejtorisë së Kontroll Territorit po kryejnë kontrolle të vazhdueshme në bare dhe restorante për respektimin e masave parandaluese.

2 komente në “Korça merr masa kundër koronavirusit: Nga mbyllja e Tregut Industrial te dezinfektimi i autobusëve”

  1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    mbyll,mbyll,mbyll………………o tu mbyllte e mendjes,nuk eshte mbyllja zgjidhja,por dhiagnostikimi i atyre qe u mbyllen me pare kur dihet qe coronavirus,ka mbi nje muaj qe livadhis neper vatan.

  2. Lani says:

    Edit Durham shkruan tek pershkruan amvisat korçare se robat e tyre te bardha te nderura ne tel do t’i kishin zili per nga pastertia edhe grate londoneze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje