Rëndohet situata, shkon në 10 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri: Evitoni kafet, restorantet dhe transportin publik

10 Mars 2020, 12:40Shëndeti TEMA

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me koronavirus.

Rakacolli bëri të ditur se deri tani janë testuar në total 114 persona, nga të cilët 10 kanë rezultuar pozitivë.

Deri sot janë testuar 114 raste të dyshuar, prej të cilëve vetëm 10 janë pozitiv. Ato që kanë qenë dje babë e bir, 6 që janë konakte të këtyre të sëmurëve dhe dy raste të reja të palidhura me këto raste. Një që është i shtruar në Infektiv dhe ka një histori udhëtimi në Milano një ditor, dhe një në spitalin e Durrësit.

Masat që vazhdojmë të marrim për ata që janë të dyshuar është karantinimi i detyrueshëm i të afërmve, të personave që rezultojnë të prekur. 

Karantinimi i detyrueshëm është i rëndësishëm sepse jep disa gjëra të mira. Shmang kontaktet dhe ndalon sëmundjen të përhapet. Duhet të evitohen grumbullimet e mëdha, shohim shumë njerëz në restorante, kafene dhe urbane, gjë që nuk duhet.

Duhet që njerëzit të shmangin daljet e panevojshme nga shtëpia. Duhet që sa më shumë të mundohemi të kufizojmë kontaktet në ambiente që rrimë shumë ngushtë.

Nëse ne marrim këto masa i kemi të përgatitura strukturat për të përballuar çdo, lloj situate. Sistemi është në këmbë bashkëpunim. Ka një panik shumë të madh dhe sjellja nuk është në përputhje me panik”, tha Rakacolli.

Ndërkohë doktoresha Fico bëri thirrje për mos neglizhencë të masave të higjienës, për të parandaluar koronavirusin.

“Mospërdorimi i higjienës krijon transmetim, Sipërfaqet ku punojmë duhen dezinfektuar. Nuk është e panevojshme ta bësh këtë sepse themi se hë se kemi larë duart, por jo. Mos e neglizhoni.”- tha  Fico.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje