Koronavirusi në Shqipëri, MSH: Qytetarë, këto janë 10 rregullat bazike që duhet të ndiqni!

9 Mars 2020, 09:15Shëndeti TEMA

Prej mbrëmjes së djeshme, koronavirusi mbërriti edhe në vendin tonë, ku ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy rastet e para të infektuara.

Bëhet fjalë për dy perona, babë e bir, të cilët kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinën e tyre personale.

Ndërkohë, që situata është alarmante, ju sjellim edhe një herë në vëmendje rregullat e mbrojtjes nga koronavirusi të publikuara nga ministrja Ogerta Manastirliu.

10 rregullat për t’u ndjekur:

1-Lani shpesh duart.

2-Shmangni kontaktet e afërta me personat që kanë sëmundje dhe probleme respiratore.

3-Mos prekni sytë, hundën dhe gojë me duar, mbani duart larg fytyrës.

4-Mbuloni me dorë hundën dhe gojën nëse teshtini apo kolliteni.

5-Mos merrni në farmaci antibiotikë apo antivirale me mendje tuaj, por vetëm nëse janë rekomanduar nga mjeku.

6-Pastroni sipërfaqet me dezinfektues apo solucione me bazë alkooli dhe klori.

7-Përdorin maskat e fytyrës vetëm nëse dyshoni se jeni të sëmurë apo jeni pranë një personi të sëmurë.

8-Produktet MADE IN CHINA dhe pakot e ardhura që andej nuk paraqesin rrezik.

9-Kontaktoni në numrin jeshil 1500 nëse keni temperaturë ose jeni kthyer nga kina në më pak se 14 ditë.

10-Bagëtia dhe kafshët bujqësore nuk e përmbajnë koronavirusin e ri dhe nuk paraqesin rrezik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje