Shkencëtarët në Kinë kanë përdorur një mikroskop me krio elektrone për të zbuluar se si koronavirusi infekton njerëzit.
Studimi i publikuar në revistën “Science” tregon se virusi shënjestrën një lloj receptorësh që gjenden në qelizat e njeriut në mushkëri, zemër, veshka dhe zorrë.
Ndërsa një studim i mëhershëm zbuloi se proteina e virusit ka dy fusha lidhëse për receptorët, njëra përçuese dhe tjetra marrëse. Këto i lejojnë virusit që të lidhet me qelizat e njeriut dhe t’i pushtojë ato.
Sipas studimit të ri, virusi shënjestron receptorin ACE2 të njeriut që është lidhur me transportuesin aminoacid. Ky nëntip i strukturës së receptorit ACE2 nuk ishte zbuluar kurrë më parë.
Virusi përdor fushën përçuese për tu lidhur me strukturënACE2, që I mundëson koronavirusit të hyjë dhe të infektojë qelizën.
Shkencëtarët shpresojnë që zbulimi I tyre të ndihmojë në gjetjen e një vaksine që parandalon infeksionin të prekë qelizat e njeriut.
faktikisht eshte zbuluar disa dite me pare nga shkenctare gjerman
qe jo vetem ACE2 por SARS-CoV-2 ka nevoje dhe per protease TMPRSS2
protease eshte enzime qe ndan ose thyen proteina dhe peptide.
Për më tepër, ekipi vëzhgoi që ilaci camostat mesilate , i njohur të veprojnë kundër TMPRSS2,
mund të bllokojnë infeksionin koronavirus të ri,
duke ofruar premtime për një mundësi të re trajtimi.
Camostat ka miratim në Japoni për trajtimin e inflamacionit të pankreasit.
le te shpresojme testimet tek njerezit te japin fryte.
resource: https://www.pharmaceutical-technology.com/news/german-researchers-covid-19-drug/