Masat shtesë për koronavirusin, Rama: Kush del pa autorizim i sekuestrohet makina, hiqet patenta për 3 vjet. Mbyllen të gjithë lokalet në vend

14 Mars 2020, 10:51Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur masat shtesë që qeveria ka ndërmarrë kundër përhapjes së koronavirusit në vend.

Në një postim në Facebook, Rama thotë se do t’u hiqet patenta me 3 vjet dhe do t’i sekuestrohet automjeti, të gjithë atyre personave që dalin gjatë kësaj periudhë të vështirë që po kalon vendi me koronavirusin, pa pasur një autorizim nga policia e Shtetit.

Gjithashtu Rama bën me dije se nga nesër në 06.00 të mëngjesit lokalet dhe mjediset e tjera të mbyllura fillimisht në qarqet TR/DR dhe sot në qarqet Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, do të mbyllen në të gjithë Shqipërinë.

“Të gjitha kompanitë prodhuese duhet të sigurojnë autobusët e transportit të punonjësve dhe akreditimin e tyre (si edhe akreditimin e automjeteve private të personelit) në adresën:

[email protected]

Dhe për çdo sqarim të nevojshëm mbi procedurën, duhet të telefonojnë policinë e shtetit në numrat:

0694122223

0694122224

Të gjitha kompanitë duhet të sigurojnë standartet e sigurisë kundër përhapjes së epidemisë në mjediset e tyre të punës. në të kundërt do të përballen me sanksione të rënda.

Nga nesër në 06.00 të mëngjesit lokalet dhe mjediset e tjera të mbyllura fillimisht në qarqet TR/DR dhe sot në qarqet Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, do të mbyllen në të gjithë Shqipërinë.

Lëvizjet e paautorizuara me automjet të kujtdo që nuk ka një arsye pune, sipas kategorive të funksioneve shtetërore apo shërbimeve private të autorizuara, do të dënohen me heqje të patentës 3 vjet dhe sekuestrim të automjetit!”- shkruan Rama. (TemA)

5 komente në “Masat shtesë për koronavirusin, Rama: Kush del pa autorizim i sekuestrohet makina, hiqet patenta për 3 vjet. Mbyllen të gjithë lokalet në vend”

  1. tarasi qe ta plasi says:

    Vazhdon CARI merret e makinat.
    Ketu do beje kerdine Virusi dhe rrenimi ekonomik qe po i ben vendit more CAR CARI !

  2. Qiftua says:

    Kush qi pa lejen e policis,i futen bolet n kavanoz me kapak metalik.

  3. Ton says:

    Po ndihma ne ushqime,uje e drita falas,tatime personale e sig shoqerore per bisnesin e vogel e te mesem qe te mos largoje punonjesit? Kto masa duhen marre….Ska leke merr borxh e zhduk hajdutet e te paaftet nga administrata.

  4. Sociologu says:

    Karantina nuk ben pune.
    Te gjithe do semuren.
    Karantina eshte vetem per te ulur shpejtesine epidemike.
    Ne rast te kundert do kete kolaps ne cdo gje.
    Nuk do dine ku ti cojne the vdekurit
    Zoti ju ndihmofte!

  5. Bimi says:

    A ka efekt veteizolimi ne perhapjen e koronovirusit? Pa dyshim qe ka. Mirepo Shqiperia nuk eshte e izoluar nga bota. Nese virusi nuk ndalohet ne bote dhe te dhenat tregojne qe do ekzistoje per shume kohe izolimi vetem se e sfazon ne kohe periudhen e infektimit. Nese virusi do qarkulloje ne bote Afrike, Azi dhe Europe do hyje serish dhe nuk mundet te izolohesh per 6 muaj apo nje vit sepse shkaterrimi ekonomik ka pasoja me the renda se virusi. Zgjidhja eshte ose vaksinim ose infektim masiv dhe krijimi I imunitetit natural. Fatkeqesisht do kete viktima. A mendon njeri qe 115 miljone Etiopiane apo 200 miljone pakistaneze do izolohen dhe nuk do ta sjellin virusin serish je Europe/Shqiperi? Qeverite ne gjithe globin duan te lajne duart sepse politikanet duan te rrine ne pushtet dhe vdekjet nga virusi mund ti rrezojne. Prandaj kjo histeri e letres higjenike vazhdon. Pas dy tre javesh do e kuptojne qe ekonomia nuk mban me. Shqiperia qe mbahet ne kembe kryesisht nga parate informale dhe emigracioni do rezistoje pak me shume se ekonomite e medha por ne fund do ti dorezohet natyres qe krijoi virusin. Pervec disa fatkeqeve qe do humbin jeten te tjeret do shpetojne nga veteburgimi. Pra nese veteizolimi sherben per ti dhene kohe pergatitjes per perballimin e krizes nuk eshte aspak nje zgjidhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje