VIDEO/ Djemtë e kombëtares kanë një mesazh: Të qendrojmë në shtëpi!

14 Mars 2020, 21:28Sport TEMA

Futbollistët e kombëtares në vlerësim të situatës pandemike që gjendet tashmë Europa dhe mbarë bota për shkak të virusit COVID-19, kanë një mesazh shumë domethënës për të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen.

Armando Sadiku, Mërgim Mavraj, Keidi Bare, Hysen Memolla dhe Kristi Qose, njëzëri këshillojnë që duhet të rrimë në shtëpi, të ndjekim rregullat e organizatave të shëndetit për të mirën tonë, familjarëve dhe gjithë komunitetit që na rrethon.

Federata e Futbollit në këto ditë të vështira, i bën thirrje të gjithë opinionit publik për të respektuar rregullat dhe për të qëndruar në shtëpi.

Vetëm kështu mund të mbrojmë sëbashku jetën dhe të kalojmë këtë situatë.

[email protected]_10 ka një mesazh: "Të qendrojmë në shtëpi". Në vlerësim të situatës pandemike që gjendet tashmë Europa dhe mbarë bota për shkak të virusit COVID-19, ai ka një mesazh shumë domethënës për të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen.

A post shared by FSHF (@fshforg) on

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje