Leo Mesi është një nga futbollistët më familjarë. Ylli i Barcelonës e shijon shumë kohën e shpenzuar me fëmijët e tij dhe sa herë ka mundësi kalon momente të paharrueshme me ta.
Së fundmi, me përhapjen e frikshme të Covid-19 ai ka mundësinë të çmallet plotësisht dhe fëmijët e tij dhe të shijojë në maksimum këtë mundësi që i është dhënë.
Në një postim në “Instagram” ylli i Barcelonës i sugjeron të gjithë të shfrytëzojnë momentet që nuk kanë pasur mundësi t’i kalojnë më parë dhe të kënaqen nën praninë e vazhdueshme të familjes.
Leo ka një përshëndetje të madhe për mjekët që po punojnë në shërimin e pacientëve ndaj koronavirusit dhe ka besim se të gjithë bashkë do e kalojmë këtë pandemi.
“Janë ditë të vështira për të gjithë. Ne jetojmë të shqetësuar për atë që po ndodh dhe duam të ndihmojmë ta vendosim veten në vendin e atyre që po vuajnë, mjekëve qoftë sepse sëmundja mund të prekë direkt ata ose familjen dhe miqtë e tyre, ose sepse ata janë duke punuar në vijën e parë për ta luftuar atë në spitale dhe qendra shëndetësore.
Unë dua të dërgoj shumë forcë për të gjithë ata. Shëndeti gjithmonë duhet të vijë i pari.
Është një moment i jashtëzakonshëm dhe ju duhet të ndiqni udhëzimet e organizatave shëndetësore dhe autoriteteve publike. Vetëm në këtë mënyrë ne mund ta luftojmë atë në mënyrë efektive.
Është koha për të qenë të përgjegjshëm dhe të qëndroni në shtëpi. Është gjithashtu koha perfekte të shijoni momente që nuk mund t’i keni gjithmonë.
Një përqafim dhe shpresojmë se mund ta kthejmë këtë situatë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan Leo.
E shikoni veten tuaj ne keto momente sa te padobishem jeni? Sa te panevojshme jane milionat qe ju mblidhni me lopate? E cfare jeni ju ne fund te fundit? Ca akrobatuce qe ngazellojne PADOBISHEM publikun e eksaltuar dhe te semure me virusin tuaj te asgjese. Jeni ku e ke me pak se ajo infermerja qe ju lag buzet e thara nga semundja njerezve ne castet e tyre te fundit dhe qe shperblehet per DOBINE e saj me disa qindarka. Bota duhet te formatohet serishmi ose me mire te zhduket krejtesisht nga marrezia e saj…
Shkrim i goditur vetem nje verejtje kur nenvizohet si “ylli i Barcelones” kur dihet nga te gjithe njerezimi qe eshte “yll i botes” dhe jo vetem i Barces !Te krahesosh Mesin me Ronaldon ka cituar VanBasten nuk merr vesh nga futbolli,njelloj si te krahesosh Ramen me Berishen ne politike,krejt idoteske!