Apeli i legjendës vlonjate për të rinjtë: Lini kafet, mundeni koronën me not në mars

13 Mars 2020, 17:44Sport TEMA

Rrapo Taho sfidon Koronavirusin. “Panorama Sport” e ka gjetur Tahon dje në plazhin e ri pranë tunelit, në vendin e tij të preferuar.  Për gazetën, Taho ka edhe një apel për të rinjtë.

“Siç e dini unë e filloj plazhin shpejt. Tani në mars uji është pak i ftohtë në fakt, por të bën mirë për shëndetin.

I këshilloj të rinjtë që të merren me aktivitete sportive dhe të mos qëndrojnë në kafene tani që është edhe situata e Koronavirusit.

Të mos frekuentojnë palestrat, por të vijnë këtu në plazh. Nuk do të thotë që të lahen, pasi jo çdokush mund ta bëjë, por të vijnë të bëjnë vrap e ushtrime fizike.

Ashtu do të jenë edhe më të shëndetshëm. Të mos frikësohen nga Koronavirusi, por të shikojnë mundësinë që të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe sportive”, shprehet Taho.

1 komente në “Apeli i legjendës vlonjate për të rinjtë: Lini kafet, mundeni koronën me not në mars”

  1. Mandravellua says:

    Rrapooo. Mos dil te rruga, se po te kapi Edi, do te presi mustaqet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje