Një incident tepër i shëmtuar u regjistrua në derbin e Porto Alegres mes Gremios dhe Internacional, e cila përfundoi në një betejë “lufte”, ku futbollistët e të dyja skuadrave u përplasën me grushta dhe shkelma, ku numri i kartonave të kuq të nxjerrë nga xhepi i gjyqtarit ishte plot 8.
Tensioni filloi disa minuta nga fundi, teksa situate doli nga kontrolli në minutën e 88-të pas një përplasje dukshëm të qëllimshme mes Moises dhe Pepe. Situta më pas u përkeqësua dhe degjeneroi në dhunë. U desh ndërhyrja e Policisë që situatë të qetësohej.
Gjithsesi ky nuk ishte një record për “Copa Libertadores” për sa i përket kartonave të kuq, pasi ai mbetet në ndeshjen mes Bokës dhe Sporting Kristal të vitit 1971 ku gjyqtari nxorri nga xhepi i tij plot 19 kartonë të kuq. Një çmenduri!
VERGÜENZA
a luta continua e fica cada vez maior
VERGONHA #Libertadores pic.twitter.com/TorhAhm0KO
— Boca Jrs. Global (@BocaJrsGlobal) March 13, 2020