FSHF merr vendimin: Pezullohen të gjitha aktivitete futbollistike në vend

12 Mars 2020, 13:05Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të pezullojë të gjitha aktivitetet futbollistike në vend. Kështu, Kategoria Superiore dhe ajo e Parë do të detyrohen të mos zbresin në fushë deri në një vendim të dytë.

Në këtë mënyrë, java e fundit e fazës së tretë që do të luhej të premten dhe të shtunën nuk zhvillohet, ndërsa ky vendim i FSHF vjen pas atij të qeverisë ku u theksua se prej ditës së premte të orës 06:00 deri të dielën në mesnatë, do të ndërpritej lëvizja me automjete brenda qytetit të Tiranës, por edhe dalja jashtë tij.

Në këtë formë, lëvizja e klubeve bëhej e pamundur.

Ndërkohë, në njoftimin e saj Federata ka lajmëruar se sa i përket aktiviteteve ndërkombëtare, do merret një vendim nga UEFA në ditën e martë nëpërmjet një video-konference me 55 federatat anëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje