FOTO / “Sa gripëra kemi kaluar ne…”, deklarata qesharake e Dukës bën bujë edhe në Greqi

12 Mars 2020, 22:46Sport TEMA

“Nuk ka pse të jetë panik kaq i madh, nuk do të isha për masa kaq drastike për ndërprerjen e aktiviteteve. Nuk ka nevojë për panik, sa gripëra kemi kaluar ne…”.

Këto janë fjalët e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, në një studio televizive në fillimin e kësaj jave, pasi u konstatuan dy rastet e para me koronavirus në vendin tonë.

Shumëkush mbeti i çuditur nga kjo deklaratë e kreut të FSHF-së, i cili me sa duket nuk e kuptonte aspak seriozitetin e situatës, edhe pse shumë afër Shqipërisë është një vend që po i vuan shumë rëndë pasojat e koronavirusit.

Por nuk janë vetëm shqiptarët që çuditen nga fjalë të tilla të personit i cili drejton futbollin në vendin tonë.

Deklarata e tij ka bërë bujë edhe në mediat greke, ku fillimisht “gazzetta.gr” dhe më pas portale të tjera greke kanë publikuar fjalët e tij.

Edhe aty i jepet theks faktit se Duka nuk ka kuptuar se çfarë po ndodh rreth e rrotull tij me një deklaratë kaq absurde në një moment ku e gjithë bota është në luftë me kohën dhe po mundohet në të gjitha mënyrat që të ndalë një virus shumë të rrezikshëm.

9 komente në “FOTO / “Sa gripëra kemi kaluar ne…”, deklarata qesharake e Dukës bën bujë edhe në Greqi”

  1. Juristi says:

    Dukt,si Armando dhe Goni, dihet qe jane injorant clasike dhe arnauteve nuk i ben pershtypje,i mbajne per te mençëm.Me shpejt e kuptuan greket,me nje te degjume,se çfare tallashi eshte shefi federates.

  2. Salbeu says:

    Dhe ky plerë është kryetari i federatës. A ore trongull.

  3. Boni says:

    Termeti i shkundi dhe Kov19 i SHKULI TE SHUARIT GJAKPIRSA PAPERGJEGJSHEM PAMORAL E DINJITET, VJEDHJE VJEDHJE VJEDHJE FUTBOLL ME 100 tifoz, ky eshte Armand Dukaci

  4. Arber iliri says:

    Komplet idiot.

  5. Zani says:

    Kote nuk thone paraja te verbone

  6. Dr. EGLI says:

    Ka trapa plot Shqiperia… Dhe me e keqja eshte se kane lek dhe poste….

  7. Adrian says:

    ca do presesh nga ky derr katunar shijaku!

  8. cris says:

    Ky e mban veten per intelektaul se eshte vellai i Agron Dukes, njeri me trap se tjetri.

  9. tulla says:

    po he de kaloje dhe kte dhe ik pirdhu pastaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje