ANALIZA: Arbitri Cjapi e ndëshkoi Partizanin. Ka mjaft gjëra që arbitrat duhet të mësojnë nga gabimet e treshes fierake

12 Mars 2020, 19:00Sport TEMA
ANALIZA: Arbitri Cjapi e ndëshkoi Partizanin. Ka mjaft gjëra që

Nga Arsen Hoxha, ish- arbitër i FIFA-s

Treshja fierake u perpoq t’a drejtonte mire ndeshjen Vllania- Partizani dhe nese perjashtojme nje rast te vetem, mund te themi se ne pergjithesi e realizoj ate. Por ai rast ishte i mjaftueshem qe Partizani te ndeshkohej mjaft rende.

Penalltia e dhene ne favor te Vllaznise ishte nje gabim i madh, i cili me nje bashkepunim te mire te kater arbitrave ne terren, mund te ishte evituar. Por per fat te keq nuk ndodhi!
Vonesa ne akordimin e saj, te krijon pershtypjen se ate penallti e propozoi asistenti. Une personalisht e kam trajtuar edhe mjaft here te tjera raportin e mardhenieve midis arbitrave ne fushe, por duke qene se ai gabim perseritet ne vazhdimesi, deshiroj te them perseri disa gjera.

Pozicioni ne te cilin ndodhej arbitri Cjapi ishte shume i pershtateshem qe ai vete te mbante pergjegjesine totale ne vendimmarrje.
Por edhe asistenti nuk ishte ne nje pozicion jo te pershtatshem.

Pyetja qe shtrohet eshte se si Cjapi u thye shume shpejt dhe mbeshteti nje sugjerim te gabuar, apo nuk u konsultua ne kete rast te dukshem qe qarte duket se dora nuk u perdor ?

Pergjigja eshte e njejte edhe per arbitrat e tjere qe kane mare vendime ne situata analoge.

Ata ose nuk jane te sigurte ne vetvete, dhe ju mungon pikerisht cilesia kryesore qe rregullorja kerkon nga arbitrat, qe eshte vullneti i forte dhe vendosmeria per te triumfuar ndaj te gjitha sfidave qe permban nje loje futbolli.

Nje arbiter i mire asnjehere nuk duhet te influencohet ne vendimmarrjet e tij nga asistentet me perjashtim te rasteve kur ai ju kerkon mendim dhe per kete nuk duhet te hezitoje ne rastet e pasigurise.

Duhet te demonstoje kemngulje ne marrjen e vendimeve te tija personale.

Arbitri Cjapi gaboi pikerisht se ai nuk po funksiononte mbi bazen e parimeve te me siperme , qe jane kyçi i suksesit per çdo arbiter.

• Persa i perket rastit te shume folur te minutes se fundit, ne ate te pretendimit te nje penalltie te pa akorduar ne fitim te Partizanit, une mendoj se vendimi i Cjapit ishte i drejte.

Ne se aksionin e shikojme me vemendje do te dallojme se eshte sulmuesi i Partizanit ai qe fillimisht shtyne nga mbrapa mbrojtesin shkodran qe tenton te godas me koke topin qe po vjen ne drejtim te tij deri sa e rezon ate ne toke.

Ne kohen qe sulmuesi i Partizanit eshte duke kryer veprimin e me siperm, lojtari shkodran me Nr. 4 ne menyre brutale e shtyne dhe rezon ne toke sulmuesin e Partizanit. Shikoni 4 fotot e me poshteme ne menyre kronologjike

Keto dy shkelje nuk jane kryer ne te njejten kohe, qe arbitri sipas rregullores te ndeshkonte ate qe ishte me e renda.

Menyra sesi arbitri Cjapi e zgjidhi kete situate nuk ishte e qarte.

Ai lejoje lojen e avantazhit, apo nuk mori ne konsiderate asnjeren nga shkeljet.

Per fat te keqe asnjera prej tyre nuk ishte profesionale dhe pikerisht per kete arsye edhe diskutimet ishin te shumta, ku pjesa me e madhe e tyre ishte pasionante, dhe si shume here te tjera, pjese u bene edhe moviolist.

Cjapi duhet te ndeshkonte menjehere nderhyrjen e gabuar te sulmuesit te Partizanit, per shtytje nga mbrapa te lojtarit mbrojtes.
Gabimi i dyte i tij ishte se ai nuk mund te lejonte avanazhin ne ate situate te koklavitur, ku pjese u be edhe nderhyrja e gabuar e lojtarit shkodran me Nr. 4 .

Por edhe ne se nuk do te kishim kete nderhyrje, asnjehere nuk eshte e rekomandushme lejimi i avantazhit per nderhyrje te gabuara qe ndodhin brenda zones se penalltise.

Ne se do te analizojme rastin e ndeshjes ne Shkoder, ku sulmuesi i Partizanit shtyn mbrojetesin e shkodres dhe shtyrja aspak e justifikuar e mbrojtesit shkodran ndaj lojtarit te Partizanit, shikojme se ato jane te naive dhe jo fitimprurese, madje te ndeshkueshme me kartele.

•Nje kopje e veprimeve te lojtareve te me siperm, ishte edhe nderhyrja e mbrojtesit vlonjat ndaj sulmuesit te Teutes, te cilen me shume te drejte arbitri Orlando Kuka e ndeshkoje me penallti. Pretendimi se ekipi i Flamurtarit u ndeshkua pa te drejte dhe thjeshte se eshte nga fundi i tabeles se klasifikimit, ne kete rast eshte i gabuar dhe diletant.

As Kuka dhe as arbitrat e tjere nuk duhen t’i marin si serize kritikat e ish kolegeve te tyre se penallti te ksaj natyre jane te ‘’lehta,, e nuk duhen ndeshkuar.

Penalltite nuk maten as me kile dhe as me gram, por me ate veprim qe kryen mbrojtesi. Ku e kane lexuar keta specialiste se shtytja nga mbrapa qe i behet nje lojtari eshte e pa denushme?
Çdo nderhyrje ne kundershtim me rregullat e lojes brenda zones se 16 metershit, arbitri me vendosmeri duhet t’a ndeshkoje me penallti.

Me edukimin profesional te lojtareve le te meren drejtuesit e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje