Shtyhet Premier League, përcaktohet data e rifillimit të kampionatit

13 Mars 2020, 13:22Sport TEMA

Kampionati anglez është shtyrë! Premier League bëri një mbledhje urgjente pak çaste më parë pas prekjes me Koronavirus te Mikel Artetës, Callum Hudson-Odoi dhe disa futbollistëve të tjerë.

Ishte parashikuar që ndeshjet e kësaj fundjave të luheshin, por pas kësaj mbledhje urgjente, është vendosur që çdo aktivitet të shtyhet, deri me datë 4 prill.

Koronavirus ka pushtuar të gjithë botën dhe ndikimi në botën e futbollit ka qenë i madh.

Pasi UEFA shtyu Champions League dhe Europa League, edhe kampionati anglez, si dhe ai francez, janë shtyrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje