Koronavirusi, Ronaldo: Unë ju flas sot jo si futbollist, por si bir si baba, bëni kujdes dhe ndiqni këshillat e OBSH

14 Mars 2020, 12:56Sport TEMA

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo postuar një mesazh në Twitter, nëpërmjet të cilit ai u kërkon fansave të tij që të ndjekin këshillat Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe autoriteteve shtetërore.

“Bota po kalon një kohë shumë të vështirë e që kërkon kujdes dhe vëmendje maksimale nga të gjithë ne. 

Unë ju flas sot jo si lojtar futbolli, por si bir, baba, qenie njerëzore e shqetësuar me zhvillimet e fundit që po prekin të gjithë botën

Është e rëndësishme që të ndjekim këshillat e OBSH-së dhe organeve drejtuese për mënyrën e trajtimit të situatës aktuale. Mbrojtja e jetës njerëzore duhet të jetë mbi çdo interes. 

Unë do të doja të dërgoja ngushëllimet e mia, për të gjithë ata që kanë humbur të afërm, solidaritetin tim për ata që janë duke luftuar me virusin, siç është shoku im i ekipit Daniele Rugan.

Mbështetja ime e vazhdueshme është për profesionistët e mahnitshëm të shëndetit që vendosin jetën e tyre në rrezik për të ndihmuar të tjerët”, shkruan Ronaldo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje